• |
ide | kryesore

Dhuna në Kapitol, identifikohen 170 përgjegjës

-Instant, Lajme, Planet



Prokurorët amerikanë thanë të martën se ata kanë identifikuar më shumë se 170 persona për akuza të mundshme penale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar dhe presin që numri të rritet më tej në javët e ardhshme ndërsa vazhdon një hetim masiv mbi protestën e dhunshme të mbështetësve të Presidentit Trump.

Ndihmësi Prokurori në detyrë i Distriktit në Uashington, Michael Sherwin u tha gazetarëve se ndaj më shumë se 70 njerëzve tashmë janë ngritur akuza në kryeqytetin Uashington, ndërsa prokurorët po vazhdojnë punën për ngritjen e akuzave ndaj të paktën 100 të tjerëve./ Voa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *