• |
ide | kryesore

Duka arrin marrëveshjen me Bashën për listën e deputetëve në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Agrare Ambjentalise, Agron Duka deklaron se ka arritur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën e garimit në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Ambjentalistëve konfirmoi se ai do të jetë pjesë e listave të PD-së.


“Nuk është se e kam pasur të lehtë, ka qenë vendim shumë i vështirë. Ndoshta unë e shoh me subjektivizëm, apo anëtarët e PAA-së, kemi diskutuar nëse duhet ta pranojmë apo jo. Që të kemi vetëm një vend të sigurt në lista, sepse këto lista janë të mbyllura faktikisht”, – tha Duka në emisionin “Real Story” në News24.


“Ju e dini që ky kod u bë pikërisht kundër këtyre partive të vogla. Të më pyesësh mua absolutisht që do të kishim dëshirë që të kandidonim me siglën e PAA, por në këtë mënyrë pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash për të nxjerrë një deputet është pothuajse e pamundur, ose shumë-shumë e vështirë. Prandaj ne morëm këtë vendim” – tha Duka. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. vetem nje front i bashkuar sic ishte parulla dikur pa dallim feje, krahine e ideje duke

    lene menjane cicmicet e vogla per nje karrike ben te mundur largimin me vote te kesaj

    te keqeje qe e ka zene Shiperine per fyti e po i merr shpirtin.

  2. Por nga ana tjetër Lulzim Basha ka mundur t’i defaktorizojë ata, duke i bërë të papërdorshme partitë e tyre prej vitit 2015.

    Prej vitit 2015, ata kanë bërë çfarë u ka thënë Lulzim Basha, duke humbur identitetin e tyre politik dhe duke shkatërruar partitë e tyre.

    Ata hynë në çadër më 2017, dolën nga Parlamenti më 2019, ikën nga zgjedhjet lokale më 2019, dhe gjithmonë kishin si premtim që do futeshin në listat e PD më 2021

  3. Duka i krimit u fut.
    Tani e ka radhen Medi Gerdeci, Nar Traktoristi, Dule greku, Idriz comi.

    Jashte liste ngelen Xhosefina, Patozi, Bregu…. si ta gadisi kapterri ushtrise me ato spiunat e tjere.

  4. “Ndërtuesi i Urave”. Bild: Merkel e inkurajoi personalisht Ramën që të ndërmjetësonte dialogun mes Turqisë e Greqisë,ta ka mytina salihu deri ne gurmaz,shpellkar i cecenit salih o namyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu