• |
ide | kryesore

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran

-Instant, Paparazzi, Slider



Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirësisht ajo e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, por tregoi se kishte vetëm dhimbje të forta shpine.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, tregon Ellen asokohe.

Së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me spektaklin e saj dhe në nisje të tij ka folur për eksperiencën e saj me Covid-19 dhe mënyrën shumë qesharake dhe epike se si mësoi se ishte infektuar.

Ellen DeGeneres

“Ka shumë gjëra negative që po ndodhin rreth e rrotull, kështu që unë dua t’ju flasë për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë është e qartë.

Unë isha duke u bërë gati për spektaklin, që ju do e shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e bërë grimin. Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë, ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’. Aty pastaj të gjithë njerëzit që ishin rreth meje u larguan me vrap, ishte shumë qesharake, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”, ka treguar Ellen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *