• |
ide | kryesore

‘Financial Times’ për strategjinë e Erdoganit: Ushtarë, spiunë dhe aspirata e Turqisë për më shumë pushtet

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

Politika e jashtme prej të forti e presidentit turk ka lënë Ankaranë më të izoluar nga Perëndimi. Në Sheshin e Lirisë së Baku muajin e kaluar, mijëra ushtarë Azerbajxhanë marshues me kapele prej leshi dhe pallto festuan fitoren e vendit të tyre në Kaukaz – dhe njeriun që e bëri të mundur: presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.


I ftuar si mysafir nderi, udhëheqësi turk pa se si dronët që ai furnizonte Baku-në ndërsa luftonte për të rimarrë tokat e humbura ndaj Armenisë në Nago-Karabak, iu dha një vend kryesor  në paradën ushtarake. “Sot është një ditë fitore dhe krenarie për të gjithë ne, për të gjithë botën turke,” tha z. Erdogan, i rrethuar nga flamuj turq dhe azerbajxhanas.


Vendimi i zotit Erdogan për t’i dhënë mbështetje të plotë Azerbajxhanit edhe kur fuqitë perëndimore kërkuan një armëpushim pas luftimeve në vjeshtën e kaluar,  ishte manifestimi i fundit  i politikës së jashtme së fortë, e karakterizuar nga retorika pa kompromis dhe përdorimi i gatshëm i fuqisë ushtarake. Gjatë pesë viteve të fundit, zoti Erdogan ka urdhëruar  ndërhyrje  ushtarake në Siri dhe Irakun verior, ka dërguar trupa në Libi dhe është angazhuar në konflikt detar me Greqinë – ndërhyrje që kanë cënuar  aleancën me  NATO-n dhe kanë ringjallur  rivalitetet e vjetra dhe gjeneruar armiq të rinj.

Në javët e fundit, ndërsa zoti Erdogan ka pranuar humbjen në zgjedhjet amerikane të mikut të tij Donald Trump dhe nevojën për të tërhequr kapitalin e huaj për të adresuar problemet në rritje ekonomike të Turqisë – ai ka thënë se do të dëshironte të “ndërtonte një faqe të re” me Perëndimin.

Por mbetet e paqartë nëse Z. Erdogan është i gatshëm ose i aftë të bëjë kompromis mbi çështjet që shqetësojnë e afektojnë marrëdhënien  e Turqisë me BE, SHBA dhe shtetet e Lindjes së Mesme – ose nëse gjuha pajtuese e sapohapur së shpejti do t’i lërë vendin sërish armiqësisë .

“Ka disa veprime të vogla që Turqia ka bërë që mund të konsiderohen si shenja paqeje , por asgjë thelbësore,” tha një diplomat evropian. “Nëse shikoni çështjet ku ne nuk pajtohemi thelbësisht, të dy palët i qëndrojnë  pikëpamjeve se topi është në fushën e tjetrit. Kështu që është shumë e vështirë për të shkuar drejt një zgjidhjeje.

Grusht shteti i dështuar që ndryshoi Turqinë

Presidenti 66-vjeçar turk, partia e të cilit erdhi  në pushtet në 2002, ka kohë që kërkon ta heqë veten  si një vizionar që – sipas fjalëve të historianit Soner Cagaptay – “do ta bëjë Turqinë përsëri të madhe” brenda dhe jashtë vendit.

Por përpjekja e përgjakshme  për grusht shteti nga fraksione ushtarake në 2016 shënoi një thyerje  në marrëdhëniet e Turqisë me pjesën tjetër të botës, thonë analistët. Ai e la Z. Erdogan edhe më dyshues ndaj Perëndimit, e shtyu atë më afër Vladimir Putin të Rusisë, e detyroi atë të krijonte aleanca të reja politike në vend dhe i mundësoi atij të rriste kontrollin mbi shtetin turk.

Në një fjalim tre muaj pas përpjekjes për ta rrëzuar, Z. Erdogan tha se vendi nuk do të presë më për që kundërshtarët e saj ta sulmojnë të parët. Turqia, tha ai, në vend të kësaj “do të shkonte t’i gjente kudo që ata të ishin dhe t’i godiste të parët.Erdogan herë pas here luan me bazën e tij fetare konservatore duke u hequr si udhëheqës i botës myslimane por gjithashtu duke u mbështetetur shumë në imazhet dhe gjuhën nacionaliste. Ai pëlqen të thotë se kombi i tij po kalon një “:sahlanis: – një ngritje të fuqishme – në arenën botërore.

Diplomatët dhe analistët paralajmërojnë se strategjia mbart rreziqe të mëdha, si për ekonominë ashtu edhe për marrëdhëniet me fuqitë rajonale dhe globale. Ndërsa 10 vjet më parë, parimi kryesor i politikës së jashtme turke ishte “zero probleme me fqinjët”, analistët turq tani bëjnë shaka se parimi i re është “zero fqinjë pa probleme”.

Politika e jashtme e Z. Erdogan përshkruhet nga kritikët e tij si “neo-Osmane”, duke iu referuar perandorisë që shtrihej në Evropën Jugore, Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore dhe i parapriu republikës moderne. Zyrtarët turq thonë se vendi i tyre thjesht po mbron interesat e tij. “Kur Franca ndërhyn, është vetëm Franca – askush nuk i identifikon ata me Napoleonin ,” thonë ata.

Qasja ka ardhur me një kosto. “Unë nuk mendoj se Turqia ka qenë kaq e izoluar në historinë e saj,” tha Sinem Adar, një studiues në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Berlin. “Ekziston një front që po zgjohet  i vendeve që janë në përplasje  me Turqinë.”

Spastrimi, presidenti dhe një shtet i centralizuar

Përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 dhe spastrimi që ndodhi pas tij, e lejuan zotin Erdogan të merrte një kontroll më të madh të forcave të armatosura. Ai gjithashtu krijoi një aleancë elektorale me partinë ultranacionaliste MHP, duke miratuar këndvështrimin e saj  të djathtë mbi sigurinë kombëtare, veçanërisht separatizmin kurd.

“Ata kanë një ide të ngjashme me ne , e cila është se Turqia duhet të rrisë influencën e saj. Ajo duhet të rrisë fuqinë e saj, ”tha Evren Balta, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Ozyegin në Stamboll. “Si AKP ashtu edhe MHP [gjithashtu] ndajnë këtë ide themelore se Turqia është nën sulm nga brenda dhe nga jashtë.”

Në të njëjtën kohë, kalimi në vitin 2018 në një sistem presidencial dobësoi rolin e ministrisë së jashtme të vendit, tradicionalisht një institucion që e kanë parë  orientimin natyror të Turqisë drejt perëndimit.

Shumë prej tyre janë kritikë ndaj asaj që një ish ambasador e quan një mbështetje te “ushtarët dhe spiunët” sesa te diplomacia. Në udhëtimet jashtë, z. Erdogan rrallë shihet në mungesën e  shefit të inteligjencës Hakan Fidan dhe ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar.

Aventurizmi në politikën e jashtme  është nxitur nga rivalët politikë.

Edhe pse  partia Republikane Popullore (CHP) – e themeluar nga ati themelues i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, motoja e së cilës ishte “paqja në shtëpi, paqja në botë” – ka kritikuar “gjuhën  diplomatike”, partia nuk është treguar  e gatshme të dale haptazi kundër politikave që janë provuar të jenë popullore në publik.

Erdogan, i cili shumica e analistëve besojnë se dëshiron të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa të jetë e mundur, ka përdorur politikën e jashtme për përfitime të brendshme politike – duke shkuar deri aty sa të krahasojë qeverinë gjermane me nazistët dhe të këshillojë presidentin francez Emmanuel Macron të kërkojë ” trajtim për shëndetin mendor ”. Sidoqoftë, ky qëndrim nuk është pritur mirë në kryeqytetet evropiane. Një diplomat i BE akuzoi udhëheqësin e Turqisë se po vepronte si bullizues.

Terrori, refugjatët dhe  reagimi ndërkombëtar

Përpjekja e Z. Erdogan për ta bërë Turqinë një fuqi rajonale – e pasqyruar në një zgjerim të jashtëzakonshëm të lidhjeve diplomatike të Turqisë me Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Amerikën Latine në mes të viteve 2000 përmes tregtisë dhe ndihmës – filoi të binte

Shpresat e vendit për t’u bashkuar me BE u zbehën nga  mosbesimi dhe akuzave për keqdashje nga të dy palët. Plani për të ndërtuar lidhje më të forta me fqinjët e saj arabë u vu në veprim  kur kryengritjet popullore përfshinë të gjithë rajonin. Lufta Siriane u shtri në Turqi në formën e sulmeve terroriste dhe ardhjes së miliona refugjatëve. Operacionet ushtarake turke në Siri dhe Libi – dhe mbështetja e saj për Vëllazërinë Myslimane – e bënë  Ankaranë të ngrihej kundër  një aleance të fuqishme Arabe të udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Tani Evropa shqetësohet  nga bjerrja  e të drejtave të njeriut në një vend që teknikisht është ende një kandidat për t’u bashkuar në Union. Uashingtoni nuk e ka mirëpritur  vendimin e zotit Erdogan për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, i cili muajin e kaluar bëri që SHBA-të të shtonin sanksionet.

Marrëdhënia e Turqisë me partnerë të rinj nuk është krejt e sinqertë. Lidhjet e tij me Putin janë komplekse dhe shpesh të tensionuara, siç u bë e qartë kur 34 ushtarë turq u vranë në Siri vitin e kaluar në një sulm ku  SHBA fajësoi Moskën.

Megjithatë  zoti Erdogan ka arritur disa suksese. Mbështetja turke ndryshoi rrjedhën e luftës civile në Libi. Në Nago-Karabak, mbështetja e Azerbajxhanit nga Ankaraja ka ekspozuar  ndikimin rus në Kaukaz.

Problemet  ekonomike dhe retorika më e butë

Politika e jashtme problematike ka penguar investimet e huaja tshumë të nevojshme dhe, së bashku me shqetësimet në lidhje me menaxhimin e ekonomisë të Z. Erdogan, ka qenë një burim presioni mbi lirën turke. Prodhuesi gjerman i makinave Volksëagen pezulloi – dhe më vonë anuloi – një plan për të ndërtuar një fabrikë të re pas një dënimit nga opinion  ndërkombëtar ndaj  një sulmi turk ndaj forcave kurde siriane në 2019.

Kritikët thonë se, me gjithë retorikën bombastike, marrëdhëniet antagoniste të jashtme të Turqisë dëmtojnë interesat e saj. Sinan Ulgen, një ish diplomat turk dhe kryetar i think-tank Edam, tha: “Mënyra se si unë do të gjykoja suksesin e politikës së jashtme është nëse e ndihmon Turqinë të mbrojë më mirë interesin e saj kombëtar dhe nëse e ndihmon Turqinë të sigurojë një rritje ekonomike më të qëndrueshme. Mbi këot  kritere, nuk është arritur ndonjë suksesi i madh. ”

Gjendja shqetësuese e ekonomisë  me pbb 750 miliard dollarë – e përkeqësuar nga kriza e koronavirusit –  rezultoi në largimin e dhëndrit të Z. Erdogan Berat Albayrak si ministër i financave.

Që nga ajo kohë, dhe me zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA, zoti Erdogan ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me perëndimin. Në një video call me Ursula von der Leyen, president e Komisionit Evropian, të Shtunën, Z. Erdogan tha se “e ardhmja e Turqisë është në Evropë” dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh për çështje përfshirë emigracionin dhe tregtinë.

Presidenti turk ka qenë prej kohësh një pragmatist i gatshëm për të bërë zgjedhje të vështira nëse është e nevojshme për të mbajtur  pushtetin e tij. Por disa analistë dyshojnë se Erdogan nuk do të jetë i gatshëm të bëjë kompromiset e kërkuara për të përmirësuar marrëdhëniet me aleatët e NATO-s, në veçanti me SHBA.

“Unë mendoj se qëllimi për të pasur një politikë të jashtme të pavarur, të fortë – duke qëndruar në NATO-s – do të vijojë të mbetet I njëjti”, tha Alan Makovsky, një ish zyrtar i departamentit të shtetit të SHBA tani pjesë e  Qendrës për Progresin Amerikan, një think-tank. “Ndoshta ai do të zbusë retorikën por nuk mendoj se ai do ta ndryshojë vizionin që ka.”

 

2 Comments

  1. O Karandashi,
    vertet ju besoni se keto lajme maratone i lexon ajo tufe me aftesi mendore te kufizuar qe ju ju ndjek!?
    Une per hesapin tim duke qene se jetoj large e lexoj kete portal kur dua te “shlodhem me humorin” komenteve sa idiote aq edhe banle ku shoh se si ka degraduar niveli i shoqerise shqiptare.

  2. Rrjeshi i fundit i shkrimit te gjate mu duk shume i sakte:- “Ndoshta ai do të zbusë retorikën por nuk mendoj se ai do ta ndryshojë vizionin që ka.” Kjo eshte Turqia e sotme e ky eshte Erdogani, ju pelqeu pranoheni ne te kunderten beni hesap sa fitoni e sa humbni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu