• |
ide | kryesore

Hetimet/ Zbulohet motivi i masakrës mbi familjen shqiptare në Athinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë në kryeqytetin grek, Athinë ku u vra një shqiptar 53-vjeçar i identifikuar si Edmond Llangozi dhe u plagosën 3 të tjerë. Mes të plagosurve janë edhe 2 djemtë e viktimës ndërsa i treti është kamerieri i një lokali që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Sipas medieve helene që citojnë burime nga hetimet thuhet se larja e hesapeve mes anëtarëve të një grupi shqiptar të pastrimit të parave ishte motivi i sulmit të përgjakshëm. Shënjestra e sulmit të armatosur ishte 53-vjeçari dhe djemtë e tij.

Dëshmitarët okularë kanë raportuar se shqiptari dhe 2 djemtë e tij po dilnin nga kafeneja në Sheshin Agios Sostis, ndërsa autori i krimit u kishte ngritur pritë dhe po i priste me një makinë “Opel” me ngjyrë gri. Sapo pa 3 shqiptarët ai hapi zjarr mbi ta edhe pse në vendin e ngjarjes kishte edhe njerëz të tjerë, madje edhe fëmijë të vegjël.

Babai i dy të rinjve u përpoq të futej në kafene, por plumbat detyruan të shtrihej në tokë pa jetë. Dy djemtë e tij u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë pasi ka një plagë në kokë ndërsa vëllai i tij është i plagosur lehtë. Policia tha se vijon kërkimet për “Opelin” gri të autorit, i cili u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *