• |
ide | kryesore

Kapen me heroinë, arrestohen dy persona në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Uniformat blu njoftojnë se në pranga kanë rënë E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Ndërkaq, policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *