• |
ide | kryesore

Korrupsioni në spitalet covid/ A e rrëzoi Tirja e Sanatoriumit mitin e “heronjve të pandemisë”?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka një moment në investigimin rrënqethës të publikuar në emisionin Stop, kur pastruesja e spitalit që hiqej si infermiere, Tire Alldervishaj numëron emrat e infermierëve me të cilët kishte ndarë paratë. Në momentin kur vajza e pacientes, që kishte paguar gati 800 mijë lekë i kërkon llogari për shërbimet ndaj nënës së saj të vdekur, Tire Alldervishaj i thotë se paratë i ka ndarë me disa infermierë dhe shprehet e habitur se si ata e kishin mohuar këtë fakt. (VIDEO KETU)

Ky rrëfim nga pastruesja e spitalit, që zgjat vetëm pak sekonda në video-përgjim, përmban në vetvete pikën kyçe, ku edhe u përqëndrua reagimi i autoriteteve, sapo skandali plasi në media.

Pikëpyetja që ngrihet është nëse Tire Alldervishaj rastisi të jetë një marifetçie që mashtroi një vajzë në hall për nënën e saj, apo është vetëm një hallkë e korrupsionit të ngritur në sistem, që funksionon që prej nisjes së pandemisë në spitalet covid?

Këtu janë fokusuar edhe hetimet e prokurorisë. Organi i akuzës thotë se do të hetojë pikërisht këtë: “për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19”

Manastirliu nxitoi ta quajë skandalin një “rast të izoluar”, ndërsa kryeministri Rama tha se “Doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para nuk i mohoj, por janë një pakicë, kurrsesi jo shumica!”

Kryeministri ka përsëritur një cilësim, që prej fillimit të pandemisë është përdorur me qindra herë nga politika, atë të mjekëve “heronj“. Për muaj me radhë “Heronjtë” ka qenë diçitura e dhjetëra fotove në rrjetet sociale dhe po aq videove patetike, për të skalitur mitin e bluzave të bardha, si autoriteti i padiskutueshëm i menaxhimit të pandemisë, por që shpesh janë përdorur në mënyrën më të keqe nga politika.

Rasti më i fundit është ai kur mjekë dhe specialistë vendosën të rreshtohen njëri pas tjetrit para kamerave për të pranuar t’u injektohej në trup një vaksinë e pacertifikuar nga asnjë institucion shqiptar dhe për të cilën nuk kishin asnjë informacion, se ku ishte prodhuar, në çfarë kushtesh ishte ruajtur apo se çfarë efektesh anësore do të kishte.

Janë po të njëjtët mjekë që kanë pranuar të përdoren si figurantë në videot publicitare të ERTV, t’i përgjigjen pretendimeve të opozitës për manipulimin e shifrave të vdekjeve nga ministria apo të heshtin, kur iu kanë munguar mjetet mbrojtëse në spitalet covid dhe kur ishte në diskutim vetë shëndeti i tyre.

Në fakt, ajo që ndodhi menjëherë pas investigimit të emisionit Stop të bën të mendosh se korrupsioni në spitalet Covid shkon përtej Tire Alldervishajt. Kur gazetarët shkuan të nesërmen në dyert e Sanatoriumit, një tjetër qytetar konfirmoi se kishte paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdeseshin për të afërmin e tij. Shifra është e tmerrshme. Për 3 ditë, 3 milion lekë të paguara.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, tha personi para kamerave të televizioneve, ndërsa rregullonte maskën për t’u siguruar që kjo do t’ia fshihte mirë fytyrën.©Lapsi.al



26 Comments

  1. O gazet kurvash. Per nje tire apo ndonje tjeter si puna e asaj. Po hidhni posht gjith sakrificen e nje stafi te gjith.
    Kam pas vet nje familjarin tim te infektivi me covid. Dhe dua ti falenderoj nga shpirti, te gjith mjeket dhe infermieret. Qe megjithse ne kushte te veshtira me ore te zgjatura. Dhe me nje rroge qesharake. Benin nje pune fantastike.
    Sa per tiren a ndonje te ngashem, shteti tia nxiri nga vryma e shurres leket qe kan mare.
    Fundia pyll pa derra nuk ka.

    1. Dukesh qe ke lexu vetem titullin! Gazetaret qe ti i quan kurva po denoncojne sistemin e “shendetsise falas” te Ridhjerjes!

    2. Sander . shoku ,pyet piperin me ate te rrjedhurin kalo sa duan per nje konsulte qe te te nderrojne receten , vetem per kete , he xhan kesulekuq

    3. O sander leshi, po justifikon propaganden qeveritare dhe punen e dobet te prokurorise. Mire kjo Tirja sanitarja mashtroi, po ku ishin keta heronjtë e sakrificës, mjekë dhe infermierë. Pse nuk i sherbyen pacientes por e lane pa ngrënë deri sa vdiq me pampers të pandruar prej javesh.
      Keshtu o Sander, ju qifsha racën mavi injorante dhe mashtruese se nuk mbulohet muti me shurrë jo!

    4. Une mendoje se po se pse une mendoje dhe besoje se Jane shumica e shqiptarve qe mendoje si une se pse Doktorret dhe infermjeren Jane kriminela nje lloje si gjygjtare e prokurore sistemi i shendeti eshte nje lloje i korruptume edhe hajdute si sistemi i drejtsise. A do munden Rama ta ndryshone??? Ket plage qe kullone gjak qe prej 30 vite a do mundohet te pakten ta ndryshone??? si po mundohet bashke me Amerikane e evropjane te ndryshone sistemin e drejtsise ngelet per tu pare se pse 90/ 100 e Doktorre dhe infermjerve Jane kriminela dhe po su largunane si gjygjtare e prokurore sistemi i shendeti nuk behet kurre se keta kriminela kane 30 we Jane mediate keshtu dhe eshte shume e veshtire te ndryshohet

  2. Kjo eshte fatkeqesia, prandaj keta DERRA, jane e KEQIA APSOLUTE, me te ndyre se keta, nuk mundet qe te gjesh, askund ne Bote, kushdo qe te vij ne pushtet pas 25 Prillit, s’ka asnje shanc, qe te jet me i ndyre se keta!
    BANDA RIVDEKJA, e ka ngritur korrupsionin dhe vjedhjen ne sistem e ka centralizuar abuzimin, duke filluar nga FSHESA e TIRES dhe mbaruar tek POTIRET E EDVIN KRISTAQIUT.
    DEMONI EDVIN KRISTAQIU, e ka shtrire vjedhjen dhe grabitjen, ne forme kapilare, nga poshte-lart, nga roja tek dera deri tek kreu i institucionit sepse per te filluar pune edhe me ordineret si; roje ose pastrues, duhet qe te paguash te gjithe LINJEN e HAJNAVE qe perfundon tek EDVIN KRISTAQIU!
    Si pasoj e rrushfeteve qe duhet me cdo kusht qe te japesh, nese fillon pune, me MINUS, atehere “TIRJA” don apo s’don, eshte e detyruar qe te vjedhi, abuzoj sepse “TIRE EDVIN RAMA”, ti ka marr parate paradhenie!
    Te gjithe BASTARDET e meparshem kane abuzuar dhe vjedhur, por keto veprime ishin te pa organizuara, krime ordinere, ndersa TIRE EDVIN RAMA, e ktheu VJEDHJEN, ABUZIMIN, ne SISTEM, ne INDUSTRI, ne KRIM te ORGANIZUAR!
    Sa te jete ky BASTARD & BANDA, ne pushtet, nuk ka shpetim per shqiptaret sepse edhe nese ti si person, je i paperlyer, apo refuzon qe te vjedhesh, te besh korrupsion, te zhvatesh fukarane, s’te fal TIRE EDVIN RAMA, qe don paret, ne fund te 8 orarshit, t’i kerkon me detyrim-percaktim, te ngelet ose te vjedhesh ose te japesh doreheqje, rruge tjeter s’ka, TIRE EDVIN RAMA kerkon parate, gjeji ku te duash!

  3. Nje pjese e mjekeve jane kthyer ne figurante te qeverise nga frika nuk kane autoritet i marrin urdherat nga qeveria sa do jete numri i vdekjeve i te sheruarve sa do vaksinohen dhe ku do vaksinohen njerezi duhet te mendohen para se te vaksinohen pasi mund te pesojne semundje me te tmerrshme se konvidi

  4. O sander lleshi ke te drejte, pipero u keput ne bythe duke pre leke me bythe. Ik te zeri atje ka tabela emulacioni. Dhe sa per kurrizin e mjekut, ti dali vete per zot, mos na cani trapin jo heroi, jo deshmori. Le ti vene drynin spitalit derisa te plotesohen kerkesat e mjekeve jo ti bien ne qafe njerezise. Ti kujton se tirja i bo keto pune pa dijenine e shefit te pavionit. Jane te gjithe te perlyer. Hale.

  5. “Ndërtuesi i Urave”. Bild: Merkel e inkurajoi personalisht Ramën që të ndërmjetësonte dialogun mes Turqisë e Greqisë

    1. Po pra, ngaqe i vuri punet ne terezi ketu e la Tiren zv. Kyreministre po meret vete me pajtim gjaqesh nderkombetare. A ju jeni ftof ne tajare.

  6. Kjo histori as filloi sot, as mbaron me 25 Prill. Ka 30 vjet qe qeveria i ka lene njerezit dhe mjeket ti zgjidhin punet me njeri tjetrin. Sistemi shendetsor nuk ka pesuar asnje reformim ne gjithe keto vite. Mjeket u lane me rroga qesharake dhe per pasoje u toleruan te pranonin parate e pacienteve. Dalengadale u hyri tafmaja dhe kerkojne me shume e nuk ngopen. Meqe jemi te pandemia hulumtoni pak sa u eshte shtuar pasuria kete vit atyre qe punojne ne infektiv, ambulanca, qe bejne tampona, vizita apo mjekime ne shtepi. Ne anen tjeter jane pacientet e shkrete qe duan zgjidhje. Shteti i ka lene ne meshire te fatit. Pushtetaret per vete kurohen e depilohen jashte shtetit (jo me kot te gjithe duken me te rinj se para 10 vitesh) apo ne rastin me te keq kur nuk u pret puna ne spitalet tona private, populli duhet te vuaje ne dyert e spitaleve dhe te paguaje kur ka hall

  7. Kjo histori as filloi sot, as mbaron me 25 Prill. Ka 30 vjet qe qeveria i ka lene njerezit dhe mjeket ti zgjidhin punet me njeri tjetrin. Sistemi shendetsor nuk ka pesuar asnje reformim ne gjithe keto vite. Mjeket u lane me rroga qesharake dhe per pasoje u toleruan te pranonin parate e pacienteve. Dalengadale u hyri tafmaja dhe kerkojne me shume e nuk ngopen. Meqe jemi te pandemia hulumtoni pak sa u eshte shtuar pasuria kete vit atyre qe punojne ne infektiv, ambulanca, qe bejne tampona, vizita apo mjekime ne shtepi. Ne anen tjeter jane pacientet e shkrete qe duan zgjidhje. Shteti i ka lene ne meshire te fatit. Pushtetaret per vete kurohen e depilohen jashte shtetit (jo me kot te gjithe duken me te rinj se para 10 vitesh) apo ne rastin me te keq kur nuk u pret puna ne spitalet tona private, populli duhet te vuaje ne dyert e spitaleve dhe te paguaje kur ka hall

  8. Tirja ose ka qenë seksere dhe i ka ndarë lekët me infermjerët e doktorët e kto të fundit lart me drejtori dhe ministri
    ose këto ja dorëzojnë pacientët sanitareve dhe nuk kujdeset njëri për to.

    Kështu ndodh kur profesionistet (mjekë, ing., etj..) nuk kanë integritet dhe ngatërrohen me tekat dhe interesat momentale të politkanëve.

    Shqiptarët e dinë mirë sesi funksionojnë spitalet publike, që duhen lekë nën-dorë dhe mbi-dorë, ilaçet te farmacia e preferuar, mundësisht vizitë te spitali ose klinika private.
    Dhe kjo histori është e vjetër, fillimet i ka që nga komunizmi ku i lihej një peshqesh (brënda mundësive të kohës) e vazhdon deri në ditet e sotme ku të afrohen infermieret, rojet dhe sanitaret që luajnë rolin e sekserit.

    Problemi është se asnjë politikan më përpara E.Ramës nuk është ngatërruar, bërë propagandë dhe ka përzier çështjet politike me spitalet dhe shëndetin publik.
    Eshtë i vetmi që ka premtuar Shëndetësi Falas, Ilaçe nga vënde të sigurta dhe Mjekë profesionistë.

    Të gjithë e dimë si ka përfunduar Shëndetesia nën drejtimin legjendar të Liderit largpamës-artist dhe legjionit të intelktualëve-funksional:
    me Ilir Beqjen e famshëm,
    PPP e Vilmës,
    Ilaçet nga vënde jashtë BE,
    hemorragji Doktorësh dhe Infermjerësh drejt Gjermanisë, etj.. .

    Thjesht ka lyer e bërë me gips spitalet si dha ka pranuar ambulancat dhuratë nga Turqia dhe BE.

    Ku më e dukshmja është se si e kanë menaxhuar Pandeminë, që nga fillimi i saj:
    me Komisionin që ishte top sekret e nuk dihej kush ishin anëtarët,
    e ku pjesa dërrmuese komisionit ska asnjë lidhje me menaxhim pandemie,
    sesi vendimet për të i merrte nga facebooku dhe dilnin e i zbatonin,
    karantina e tejzgjatur dhe e keqbërë,
    duke insistuar që testimet nuk janë të nevojshme,
    vonesa e përfshirjes së mjekëve të familjes,
    vonesa e protokollit sesi do mjekoheshin,
    oligarket e PPP të checkup që mjekoheshin ne Turqi,
    kangjellat në dritare të Senatoriumit,
    fshehja e nr të të vdekurëve,
    e ku qershia mbi torte janë vaksinat që i sollën pa frigorifer dhuratë nga një mik që na do të mirën…

    Problemi nuk është sanitarja,
    problemi janë ato që pranojnë të përdoren si leckë propagande,
    e ku pjesa tumoriale është Rama dhe shpura e tij që duhet shkulur përpara se ta vdesi këtë vend….

  9. Lerini bluzat e bardha per 7-8 vjet pa rritje rroge (te indeksuar te pakten) dhe habituni pastaj nga “korrupsioni”!

  10. Lirojeni Tiren. Lirojeni dhe ngrini nje shtatore, Dhe veni emrin e saj ndonje rruge a ndonje sheshi

    Sepse vetem nje kopje e saj eshte ne burg por, por qindra mijera te tjera jane neper intitucione e zyra

    te sherbimit publik . Sot nuk ke asnje shans te marresh nje sherbim qe takon me ligj pa pasur nje

    Tire, e gatshme dhe vetofruese per te bere ndermjetesin. Dhe njeriu nga halli jo vetem e pranon

    sherbimin e Tires por edhe e falenderon. Asnje dere ne shtetin shqiptar nuk te hapet po s’pate

    celsin-tire me vete. Nuk eshte puna vetem tek mjeket e infermeret, por kudo pa perjashtim, shkoni

    tek gjykata, ne vend qe te vesh vetullat te nxjerrin stye, shko tek kadastra, Lame ka ngrit nje

    sistam piramidal korrupsioni ne maje dhe perfitues i se ciles eshte ai vete dhe Tiret e tij gjenden

    kudo dhe keshtu kudo te trokasesh vetem Tirja te ben pune.

    Nuk eshte Tirja fajtore. por eshte sistemi Tire qe kryetirja e ndriti ne sistem. Jo se s’ka qene

    me pare, por se tash eshte kthyer ne sistem eshte pothuajse ligj, behet me dakortesine e te

    gjitheve secili ka normen sa do dergoje tejk shefi dhe shefi tek kryeshefi dhe deri ne maje te

    piramides. Kush e beson se per rastin konkret nuk ka dijeni dhe nuk eshte perfitrues vete

    drejtori i cili eshte burri i zevendesministres e cila eshte edhe kryetare e grupit te eksperteve dhe

    njekohesisht mjeke personale e KM-se. A nuk ka njerez te tjere por nepotizmi shkon deri ne

    qeveri. Pse valle. Perse nuk ve dore KM-ja psh tek Kadastra qe e ka ne varesi direkt dhe

    qe eshte n je kenete korrupsioni e rushfeti? Kush e beson se ai nuk e din nje gje te tille. Vetem

    nje naiv mund ta besoje kete gje. E keshtu kudo dhe per cdo gje dhe vazhdimisht pa nje Tire

    s’ben dot pune, ndaj lirojeni Tiren, ngrini nje shtatore dhe vini emrin e saj ndonje rruge a ndonje

    sheshi si personifikim i kohes qe po kalojme.

  11. Ka shume mundesi qe kjo sanitarja te kete qene nje rast i izoluar prej atyre qe nuk i dergojne leke shefit sipas traditave me te mira rilindore.

  12. Po kush te prek me dore po nuk dhe lek,po ketu spitalet jane per ibret, te gjithe personeli mjekesor jane ujqer per lek nuk te falin por si duket Sandri do te jete ndonje sharqi jeshil nga jashte i kuq flake brenda.

  13. Po Rame po heronj jane po ne kohen tende u larguan me qindra mjeke dhe infermjere nga Shqiperia.Po tani qe na duhen si do ja bejme mer piktor leshi.Do vi dita qe do jene larguar aq shume sa vaksinat femijeve tane do ja bejne veterineret.

  14. Nese shkon ne spitali nuk ke shans te mbarosh pune pa paguar para.
    Nese shkon neper institucione shteterore nuk ke shanc te mbarosh pune pa paguar para .
    Nese shkon ne gjyqsor nuk ke shanc te gjeshe drejtesi pa paguar para .
    Nese shkon ……… kudo te shkosh nuk mbaron pune pa paguar rryshfet .
    Jemi çakerrdisur komplet si komb , asnje nuk e kupton se çpo ndodh ,asnje nuk e kupton se ç’motiv ka ky popull , asnje nuk di te thote se kush eshte destinacioni yne . Ne kete kenete me uje te qelbur , jemi kthyer te gjithe si peshq zalli .
    Ne kete vend te drejtuar nga bastard , gjobvenia eshte bere mese normale dhe kurkush nuk flet . Disa nuk flasin nga frika por shumica nuk flasin sepse jane mese te sigurt qe nuk gjejne dhe nuk kane per te gjetur kurre drejtesi nese politika dhe politikanet tane bastasre te jene njesh me krimin , njesh me korrupsionin . njesh me te ligen dhe te keqen .
    Denancuan ata dy policet korrupsionin e kupoles se policise dhe politikes per lidhje me drogen dhe krimin ? Ne fund mbas pretences se te gjatit tone , u detyruan te largohen qe te shpetonin veten dhe familjen . Sepse i gjati ine eshte edhe mesues edhe gjykates edhe doktor edhe polic edhe prokuror edhe piktor edhe kantautor edhe filozof edhe bujk edhe mjek edhe ……………… me pak fjale eshte gjithçka dhe dine gjithçka . Denoncoi babale vellane e ministrit te brendeshem ? Keta e nxorren fajtor te nesermen dhe i shkreti perfundoi kushe di se ku , por larg ketij vendi te drejtuar prej bastardesh . A nuk inskenuan vdekjen e atij djaloshit tek landfilli dhe te nesermen pinin kafe per shtate pale qejfe bashke , vrases e prokuror ? Keta manipulojne gjithçka dhe korruptojne gjithkend dhe nese ai dikushi qe denoncon eshte shume i vendosur atehere keto vemje te politikes perdorin shtetin dhe te gjitha institucionet e shtetit per tja mbyllur gojen me hir apo me pahir duke inskenuar edhe te painskenueshmen . A nuk deshen te inskenojne edhe ngjarjen kur vrane ate te riun duke e baltosur , bile duke vendosur edhe arme ne vendngjarje? Por ishte nderhyrja dhe protestat masive te popullit qe keto inskenime te deshtonin . A nuk e justifikuan darken tek nustreti si diçka normale ? Pesuan gje ? Jo . A u kapen duke fjetur neper hotele me me nga 600 euro nata ministra e nenkryetar bashkish ? Pesuan gje ? Jo .
    Kur ne vende te perparuara per nje bilete te klasit te pare apo per nje fjale te thene kuturu kane dhene dorheqjen ministra e kryeministra , ketu tek ne as qe imagjinohet qe bastardet tane te skuqen ne fytyre e jo me te japin doreheqjen . Bemat e bastardeve te politikes jane te pafundeme dhe do te jene te tilla derisa ne nuk do te kemi drejtesi , derisa ne do ti lejojme me heshtjen tone .
    A po abuzojne me termetin si te duan dhe sa te duan ? Po
    A jane kthyer bashkite ne vatra punesimi dhe apo drejtohen nga krimi dhe injoranca? Po
    A po e drejton krimin vete shteti ? Po
    A po abuzohet neper spitalet dhe sidomos ato te kovidit ? Po
    A jane ata qe duhet te vene drejtesi me te koruptuar se kushdo ? Pooooo

    Ajo pastruesja e spitalit te Shefqet Ndroqit qe u kap gafil eshte bishti i bishtit te bishtit te kavallit , eshte pike uji ne oqeanin e korrupsionit qe ka kapluar kete vend . Koka qendron lart shume lart , me lart se doktoret , me lart se drejtoret , me lart se ministri , me lart edhe se kuçedra e parase dhe pushtetit vete i gjati ine . Ajo eshte politika dhe te gjithe politikanet tane bastard qe e degeneruan kete popull dhe kete komb .
    Te vjedhesh po ta fal , te bashkpunosh me krimin edhe po ta fal , te genjesh po ta fal , te drejtosh me injorant edhe po ta fal , por te luash dhe te vesh bast me jeten dhe te ardhmen e ketij mileti dhe ketij kombi eshte e pafalshme .
    Ne kete vend ka humbur arsyeja , ka humbur humanizmi , ka humbur fjala , ka humbur besimi , ka vdekur shpresa Edhe pushtuesit nuk ta kane bere kete gjeme dhe kete çnderim qe te kane bere dhe po ta bejne bijte e tu politikan o popull . Nuk ka ngel gje pa te bere dhe per te te bere o poooopull . Edhe sa do durosh ? Quo Vadis o Shqiptar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *