• |
ide | kryesore

Kush i trilloi lajmet për lidhjen e Kanye West me Jeffree Star

-Instant, Paparazzi, Slider

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet.”– tha Ava Louise pasi mashtrimi i saj doli sheshit. Ylli i TikTok-ut ka reaguar rreth bujës që shkaktoi para pak ditësh nëpërmjet një videoje, ku pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje. Më tej, ajo u shpreh se thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.


Mirëpo, nëse ajo mund ta mbyllte çdo gjë kaq thjesht, duke thënë thjesht se kërkonte vëmendje, s’mund të themi të njëjtën gjë për Kim dhe familjen e saj. “Daily Mail” shkruan se Kris Jenner i ka dërguar një letër paralajmëruese Avës, ku i kërkon të heshtë dhe mos të merret me Kim dhe Kanye.


Louise ka thënë se menaxheri i saj mori një letër nga Jenner Communications – kompania e Kris Jenner. Në letër thuhet se Louise duhet të ndalojë së akuzuari Kim Kardashian dhe Kanye West ose ajo mund të përballet me ligjin, dhe më tej thuhet se ajo duhet t’i japë rëndësi kësaj të fundit. Louise i tha “DailyMail” se ajo nuk është aspak e befasuar nga paralajmërimi, as nuk është e frikësuar. Ajo tha se ata po përpiqen të mbrojnë imazhin e familjes.

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”. Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu