• |
ide | kryesore

Meta i kthen një tjetër ligj qeverisë: Klientelist, favorizon oligarkët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta i kthen qeverisë një tjetër ligj. Kreu i Shtetit ka vendosur të mos dekretojë ligjin ‘për taksat kombëtare’ të ndryshuar, duke e kthyer atë për shqyrtim në parlament.

Meta argumenton se , ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare, ndërsa thekson ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh.

“Në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji, konstatohet se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, autonominë e pushtetit vendor, si dhe dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare.” thuhet ndër të tjera në argumentet e Presidentit të Republikës për arsyet e kthimit të ligjit.

Ndër të tjera Meta thekson se kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nënsektor dhe për nënsektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit.

foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *