• |
ide | kryesore

Pas përfudimit të KUWTK ky është shpërblimi për stafin

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i 20 do të shënojë dhe sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Familja Kardashian-Jenner njoftoi më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.

Të premten në mbrëmje kanë përfunduar edhe xhirimet e serialit kaq të famshëm “Keeping Up With the Kardashians”, i cili ka kërkuar punë e impenjim për kaq vite me radhë.

Si shpërblim për 30 anëtarët e stafit, familja Kardashian i ka bërë të gjithëve dhuratë nga një orë të markës “Rolex”, që sigurisht i ka gëzuar pamasë punojësit.

30 orët kanë kushtuar 300.000 dollarë për ekipin e realizimit të serialit më të famshëm në botë.

Me siguri, shumë të tjerë do të donin të kishin qenë në vendin e tyre!

KUWTK nisi transmetimet në 14 tetor 2007, dhe i ktheu anëtarët e familjes Kardashian-Jenner në super yje ndërkombëtarë dhe të mediave me linja veshjesh, kompani kozmetike, aplikacione, faqe në internet dhe drejtoi vëmendjen e tabloideve në çdo lëvizje të tyre.

Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *