• |
ide | kryesore

Pezullohet nga puna efektivi i SHÇBA pas sherrit mes policëve bashkiakë

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së SHÇBA, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës.

Kujtojmë se Ardit Zenelaj, i cili saktësisht është me detyrë punonjës policie e Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë.

Ai nuk iu bind urdhërit si dhe madje ka kanosur dy policët me inicialet V.S, dhe K.K. Tashmë ngjarja ka përfunduar në Prokurori.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *