• |
ide | kryesore

Republikanë në Kongres mbështesin ngritjen e akuzave kundër presidentit

-Instant, Lajme, Planet



Republikanë me peshë në Kongres po shprehin mbështetje për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump. Gazeta New York Times njofton se udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell u tha ndihmësve të tij se beson që Presidenti Trump ka kryer akte që meritojnë ngritjen e akuzave. Gazeta citon individë të afërt me të.

Ndërkaq tre ligjvënës republikanë kanë bashkuar zërat me kolegët demokratë duke deklaruar se do të votojnë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump.  Liz Cheney, republikania e tretë më e rëndësishme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën përmes një deklarate se “Do të votoj për të ngritur akuza për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump”. Zonja Cheney nënvizon në deklaratë se presidenti “mblodhi turmën dhe ndezi flakën e sulmit” ndaj Kapitolit më 6 janar.

Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, kryeson Konferencën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, struktura që zgjedh udhëheqësit republikanë në këtë dhomë./ VOA

 

 



1 Comment

  1. Pse sekret, nuk ka asnje arsye? Kush do qe tja u kete dhene (nqs do te ishte ne rregull)nuk ka pse ta fshehe sepse ato vaksina qe jane miratuar ka secila emrin e vet.Nuk do shume mend , ne punet e pista keto rezultate ka.Ose (i keni futur kontrabande ,(kot po themi,)..Po miratimin e xhandarit OBSH me bekimin Gates e keni? Keto te dyja keni kujdes se te tjerat mban populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *