• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Trump, Pence: Nuk i nënshtrohem presionit të demokratëve

-Instant, Lajme, Planet



Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar një rezolutë ku i kërkon zyrtarisht zv/Presidentit, Mike Pence, për të përdorur amendamentin 25, që i hap rrugë shkarkimit të Donald Trump si President. Demokratët e akuzojnë atë si nxitës të një turme që udhëhoqi një sulm vdekjeprurës ndaj Kapitolit javën e kaluar.

Para votimit kryesisht simbolik, Pence hodhi poshtë thirrjen për të hequr Trump nga pushteti.

Sidoqoftë, pak para mesnatës, votimi u bë sipas vijave të partisë për rezolutën jo detyruese që i kërkon Pence të deklaronte Trump “të paaftë për të ekzekutuar detyrat e zyrës së tij dhe të ushtronte menjëherë kompetencat si president i përkohshëm”. Votimi përfundimtar ishte 223 me 205, me një republikan që mbështeste masën.

Në letrën dërguar Nancy Pelosi se beson se një veprim i tillë nuk është në harmoni me interesat e vendit, transmeton Telegrafi.

“Nuk besoj se një veprim i tillë është në interesin e vendit tonë apo në harmoni me Kushtetutën tonë”, thuhet në letrën e dërguar Pelosit, duke paralajmëruar se përpjekjet për largimin e Trump nga detyra rrezikojnë më tej të “ndajnë vendin dhe të ndezin pasionet e momentit”.

Edhe pse Pence ka refuzuar të përdorë autoritetin e tij si zëvendëspresident për ta larguar Trumpin, pritet që nesër Kongresi të miratojë aktin për një thirrje të tillë, pasi për një gjë të tillë nevojitet një e treta e Senatit që kontrollohet nga demokratët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *