• |
ide | kryesore

Skandali me pacienten te “Shefqet Ndroqi”, përgjigjet Rama: Unë nuk fle gjumë po i shoh nga afër vetë të gjitha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me ndjekësit e tij në Facebook për trajtimin e të sëmurëve me COVID nëpër spitale. Qytetarët në komentet e tyre i kanë kërkuar përgjigje kryeministrit për ngjarjen tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja u hoq si infermiere dhe I zhvati vajzës së njërës prej pacienteve 8 milionë lekë.

Një prej komentuesve i kthehet Ramës në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, duke marrë shkas nga skandali në COVID2. Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe t’i që dëgjon!”.

Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.

“Po ne që e kemi me të provuar e faktuar, kupona tatimore të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë apo bërë për një person të sëmurë nga covidi, apo lekët dhënë mjekëve edhe infermiereve t’i mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur por ne që e kemi provuar në kurriz s’na e shet dot sapunin për djathë”, shkruan qytetari.

Rama i është kthyer qytetarit, duke shtuar se jo të gjithë mjekët dhe infermierët duhet të futen në një thes.

“E para nuk fola për kupona edhe pse për të sëmurët nga Covidi e kemi përsëritur një mijë herë që kur trajtohen në shtëpi, duhet të marrin recetën vetëm nga mjeku i familjes dhe të qëndrojne tek dy paketat bazë që rimbursohen 100% nga shteti, sepse përndryshe shpenzojnë pa qenë nevoja dhe marrin ilaçe që mund t’iu bëjnë edhe dëm! Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam asnjë provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqiperisë që i fyen, duke i futur të tërë në një thes! Unë nuk fle gjumë po i shoh nga afër vetë të gjitha dhe që njerëzit nuk janë budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro të vijë 25 prilli e do t’i dëgjojmë bashkarisht cfarë mendojnë!”, shkruan Rama.



16 Comments

  1. Qe i di te gjitha nuk diskutohet se drejtori i spitalit Covid eshte burri i zevendesministres

    qe eshte njekohesisht kryetare e grupit te ekserteve dhe po ashtu mjekja personale e KM-sae

    Qark i mbyllur apo jo ?

  2. Shikoj nje habi tek njerezia per kete te vertete absolute , a thua se jetojne ne hene dhe jo ne shqiperi . Kjo ka ndodhur dhe kjo do te ndodhe gjithmone . Ne spitalet ne pergjithesi por ne veçanti ato te kovidit nuk ka njeri qe nuk ka paguar perveç atyre qe jane “dikushi” dhe kane miqesira apo njohje . Ketu pa gjobvenie pa rryshfet nuk bene dot as edhe nje veprim te thjeshte . Tek spitali te gjithe e dine dhe me mire se kushdo e dine ata qe e kane kaluar mbi kurriz te tyre dhe atje vidhet dhe vihen gjoba per sherim . Ketu jo vetem spitalet , jo vetem ne zyrat e shtetit , jo vetem neper shkolla por edhe ata qe duhet te bejne drejtesi jane me te korruptuar se kushdo duke filluar nga gjyqesori , kontrolli i larte i shtetit , nga policia dhe sidomos kontrolli i brendeshem i policise . Biles edhe vete platformat e fiksit dhe stopit jane gjobevenesa(jo prezantuesit por regjizoret e tyre ) . Ky vend eshe shkaterruar ne çdo qelize dhe nuk ka burre nene ta fusi ne ullukun e drejtesise dhe hakikatit . Ne kete vend behet pazar edhe mbi kufoma . Nuk ka me marrezi sesa te luash me jeten dhe shpirtin e nje njeriu , ketu ndodh dhe ndodh gjothmone . Kemi humbur çdo arsyetim , çdo llogjik e ndjenje humane , kemi humbur besimin , kemi humbur vetveten .

    1. Ke te drejte, por duhet te sqaeosh se dy “arritjet” me te medha te rilindjes jane rritja ne nivele te paimagjinueshme e korrupsionit dhe vjedhjes se pasurise publike e private, si dhe rritja e ekonomise nepermjet droges. Nese na duheshi 50 vite per te eleiminuar pasojat e komunizmit, do na duhen edhe ndonja 100 vite per te pastruar ate qe po le pas rilindja e Edi Rames me shoke

      1. QEKE KAR KOMPLET O ITIOT PARTIR . JANE MESE TE VETRETA , KETU NUK KA KORRUPSION POR GJOBVENIE DHE GRABITJE ME DHUNE . PO KUJT TJA THUASH ? KURVAVE SI TY ME SHUME I DHIMSET PARTIA SE NJEREZIA.

  3. Qe njerezit kane lene leshte ne spitale e farmaci, vetem Ju i madherishmi yne, nuk e dini dhe nuk e keni degjuar. Ne kushte shtepie, trajtimi deri ne sherim i nje te semuri shkonte 200.000 leke te reja. Ne spital dhe me shume.
    Mjeket dhe infermieret mbeten heronj.
    Por ju,(dreqi te mori) Mut Kryeminister, pranoheni njehere realitetin, nje realitet qe e prek dhe sheh cdokush.
    Se nuk po te pyesin per llogarite personale ne offshore.

  4. Km thote ” Mos degjo po shiko se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe t’i që dëgjon”!.

    Ketij i duket vetja i zgjur se ben ca lojra fjalesh qe ne i kemi bere kur kemi qene ne gjimnaz.

    O robqir, e shikuam dhe e degjuam mbreme ate shendetsine qe e trumpeton ti me te madhe ” shkoni ne spitale, shkoni shifni”.

    Ja pra e pame dhe e degjuam.

    Or te qifsha robt po si nuk fole njehre si shtetar, qe te kerkosh falje, te maresh masa qe keto fenomene te zhduken por rri vetem duke u dredhur e sperdredhur e duke gjet fajin ke Saliu, Zogu, Skenderbeu, eklipsi henes, Europa e padrejte etj etj.

    Robt mu ne pidh ty po e po, por dhe atij qe do te votoje ty me 25 Prill.

  5. Por nga ana tjetër Lulzim Basha ka mundur t’i defaktorizojë ata, duke i bërë të papërdorshme partitë e tyre prej vitit 2015.

    Prej vitit 2015, ata kanë bërë çfarë u ka thënë Lulzim Basha, duke humbur identitetin e tyre politik dhe duke shkatërruar partitë e tyre.

    Ata hynë në çadër më 2017, dolën nga Parlamenti më 2019, ikën nga zgjedhjet lokale më 2019, dhe gjithmonë kishin si premtim që do futeshin në listat e PD më 2021,shpellkare kudondodhur masturboheni me shkrime e shkullakut dhe tani shkoni hani supen falas dhe pastaj vazhdoni masturbimin alla salih karaxhic berisha

    1. Ti kujton se ofendon te tjeret me termin “shpellar” por nuk e sheh veten ca kari je qe sdi te lidhesh dy llafe apo te japesh nje opinion tendin. Ti je rrobot i programuar vetem per te bere copy te Tema e paste te Lapsi.
      Me ty eshte humbje kohe te meresh por qe kete rradhe e meriton nje “te fala mamit” o mashkull trukar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *