• |
ide | kryesore

Statistikat/ As Asani e as Bregu: ja kush është lojtari që bën më shumë driblime në Superiore

-Instant, F1, Sport



Janë luajtur deri tani 13 javë të kampionatit, që natyrisht një ide për atë cfarë mund të dhurojë deri në fund Superioria e kanë dhënë. Një nga karakteristikat e lojës së skuadrave dhe lojtarëve më të rëndësishëm në futboll është të fitojnë duelet në fushë. Por ka trajnerë që i nxisin lojtarët e tyre të kërkojnë duelet dhe të tjerë që e kërkojnë më pak. Ka lojtarë që janë të mirë në duelet një për një, të cilët dinë të bëjnë diferencën në fushë, dhe të tjerë që nuk janë. E në një analizë intersante, sipas statistikave të shënuara në Kategorisë Superiore, është dieznjuar kjo renditje e veçantë.

Duke marrë parasysh driblimet përgjatë 90 minutave dhe përqindjet e suksesit të driblimeve, mund të shihet se si Vllaznia, që kryeson kampionatin, është skuadra që kërkon më pak driblime, por që ka një përqindje shumë të lartë të driblimeve të fituara. Vlen për t’u theksuar fakti se, në përgjithësi, ekipet që kërkojnë më pak driblime janë gjithashtu ato që fitojnë më shumë të tilla në përqindje. Kukësi e përmbys këtë trend duke qenë skuadra që kërkon më shumë duele dhe ajo me përqindjen më të lartë të suksesit në driblime gjatë këtij kampionati.

Ndërsa, sa i përket lojtarëve në veçanti, duke marrë parasysh vetëm lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50% të minutave në këtë kampionat, ne mund të nxjerrim këtë renditje.

Ashtu si edhe në renditjen ekipore, lojtarët që kërkojnë më shumë driblime gjatë 90 minutave të ndeshjes mund të mos jenë më të mirët në fitimin e dueleve. Kjo do të thotë se ka lojtarë që shpesh kërkojnë driblimin nga forca e zakonit, ndërsa të tjerët shpesh e kërkojnë sepse janë të ndërgjegjshëm se mund të fitojnë duele. Gjithashtu, është interesant fakti se si driblimet mund të ndikojë tek lojtarët me karakteristika sulmuese, veçanërisht sulmuesit ose mesfushorët e krahut.



1 Comment

  1. Hi,

    How are you doing? I am reaching to offer a simple 3 step process of guest post on your website.

    1. I will send you some interesting topic ideas for a guest post
    2. You will choose one topic out of those topic ideas
    3. I will then send you a high- quality article on the topic chosen by you

    I would just expect you to give me a do-follow backlink within the main article. So, shall we start with step 1?

    Best,

    Eliza Megan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *