• |
ide | kryesore

Strakosha, lamtumirë Lazio: pankina e dyshime, kështu u bllokua rinovimi

-Instant, Sport



Është më shumë se një ndjesi. Thomas Strakosha shikon gjithnjë e më shumë ti largohet porta e Lazios. Ishte titullari. I palëvizshëm. Asnjë minutë e humbur në kampionatin e kaluar. Ardhja e Pepe Reina për të pasur një portier të dytë me përvojë: zgjedhje e klubit me synim Champions League, por edhe për të rritur më tej portierin shqiptar 25-vjeçar në përballjen e përditshme me kolegun më të titulluar. Realiteti i sezonit, pastaj, u zhvillua ndryshe nga parashikimet. Për shkak të disa shqetësimeve fizike të Strakoshës (gjithashtu i ndaluar edhe për Covid) i kanë hapur rrugën Reinës, që spanjolli e shfrytëzoi për të treguar personalitetin e tij në mënyrën më të mirë derisa sa fitoi praktikisht gradat si titullar. Gjashtëmbëdhjetë paraqitje, të gjitha nga minuta e parë, deri më tani për 38-vjeçarin, i cili do të jetë në portën e Lazios nga fillimi edhe në derbi. Edhe pse ndërkohë Strakosha është ndalur përsëri. “Njoftohet se Thomas Strakosha pësoi një traumë muskulare në kofshën e djathtë në ndeshjen kundër Fiorentinës,” njoftoi Lazio të dielën.

Vetëm shtatë paraqitje këtë sezon e mbi të gjitha dhjetë herë në stol, me një të ardhme tek Lazion e cila për Strakoshën bëhet krejtësisht për tu përcaktuar. Inzaghi e ripropozoi nga minuta e parë kundër Fiorentinës, sepse vazhdon të ketë besim në potencialin që ka vlerësuar që nga akademia e të rinjve, por në këtë fazë të sezonit ai ka përmbysur qartë çdo hierarki, duke e ditur sa i rëndësishëm po bëhet kontributi i Reinas. Për Strakoshën horizontet, për pasojë, kanë ndryshuar. Sidomos duke marrë në konsideratë kontratën që skadon në 2022. Negociatat e rinovimit ishin ngadalësuar në muajt e fundit dhe tani janë bllokuar në mënyrë të pashmangshme. Strakosha mund të hedhë edhe sytë përreth. Frika për të qendruar gjatë në stol është gjithnjë e më e fortë. E idea për të ndryshuar skuadër mund të konkretizohet që në këtë dritare merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *