• |
ide | kryesore

Strategjia cinike e Mino Raiola: prishje kontrate me Dortmund e Haaland tek Barcelona

-Instant, Sport



Përkundër mohimeve të menaxherit të tij Mino Raiola, në Spanjë janë ende të bindur se e ardhmja e Erling Haaland mund të jetë në Barcelonë. Sipas programit Onze të TV3, sulmuesi norvegjez mund të prishë kontratën e tij me Borussia Dortmund verën e ardhshme dhe sugjerimi është pikërisht i njeriut që kujdeset për interesat e 19 vjecarit e që pëlqen as shumë ti lëvizë të asistuarit e tij, duke inkasuar shumë shpesh edhe komisionet e transfertave.

Kështu, Raiola po përpiqet të largojë lojtarin nga Dortmund pas pak muajsh dhe opsioni Barça është ai që e tërheq më shumë menaxherin e sulmuesit norvegjez. Italo-hollandezi është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Barça, por për momentin nuk ka folur me asnjë kandidat, me përjashtim të Josep Maria Minguella, i cili do të ishte zëvendëspresidenti sportiv nëse Emili Rousaud fiton zgjedhjet.

Punë e komplikuar sepse ndër katër kandidatët më të fuqishëm, favoriti duket të jetë Laporta, nën kujdesin e të cilit Barca ishte në nivele të larta. E megjithatë, nuk duhet anashkaluar fakti se një largim i mundshëm (gjithnjë e më shumë) i Lionel Messi në fund të sezonit do të kërkonte një yll të vërtetë në Kamp Now për ta bërë divorcin me argjentinasin sa më pak të dhimbshëm. E në këtë këndvështrim, Haaland ndoshta do të ishte një zgjidhje për këdo kandidat…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *