Negociatat mes Suning dhe BcPartners për shitjen e aksioneve të Interit (fillimisht flitej për një kuotë të pakicës, tani duket se gjiganti kinez i familjes Zhang po negocion shitjen e shumicës) nuk gjejnë më vetëm konfirmime në qarqet financiare, por edhe në fjalët e vetë drejtuesve të klubit zikaltër. Në fakt, administratori i deleguar i Inter, Beppe Marotta është i qartë në deklaratat e tij para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës: “Transferimi i aksioneve nga Suning? Pronarët po vlerësojnë mundësitë në interes të Interit dhe në respekt për stemën historike të klubit, përvec të tashmes dhe të ardhmes”.
“Administrimi i përfaqësuar nga unë – vazhdoi Marotta – e di që vepron në një kontekst shumë të fortë dhe mund të mbështetet në një fushë teknike shumë kompakte. Këto zëra janë mbi kokën tonë dhe nuk duhet të na kondicionojnë”.