• |
ide | kryesore

Video/ Superkupa e Francës: Icardi dhe Neymar i japin trofeun e parë Pochettinos

-Instant, Sport, Video



PSG rrëmben titullin e parë sezonal në futbollin francez. Kampionët e Frances kanë triumfuar në Superkupën e Francës për të dhjetën herë në historinë e tyre pasi mundën Marseille 2-1. Icardi zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të duke e shtyrë topin në rrjetë, pasi në tentativën e parë goditi shtyllën. Ish-lojtari i Interit gjithashtu fitoi penalltinë, me të cilën Neymar (85 ‘) shënoi golin e 2-0, përpara se Marseille të shënonte me Payet golin e tyre të vetëm. Trofeu i tetë radhazi Des Champions për PSG, ndërsa është trofeu i parë për Pochettinon në pankinën kryeqytetase.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *