• |
ide | kryesore

Vijon censura ndaj Trump, Youtube i mbyll kanalin për një javë

-Instant, Lajme, Planet



Kompanitë e teknologjisë së lartë në Shtetet e Bashkuara kanë vijuar censurën ndaj presidentit në largim Donald Trump. Pas Twitter, Facebook dhe Instagram edhe Youtube ka vendosur të bllokojë për një javë kanalin zyrtar në këtë platformë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Youtube ky vendim ndaj Trump erdhi pas postimit të një video që sipas kompanisë shkel rregullat dhe nxit dhunë. Një ditë më parë, Trump sulmoi ashpër kompanitë Big Tech duke i akuzuar ato se po përpiqen të përçajnë vendin. Presidenti në largim premtoi se shumë shpejt do të ketë një kundërpërgjigje ndaj tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *