• |
ide | kryesore

Video/ Berisha i pakalueshëm për Sassuolon: Spal, e vetmja nga Serie B, në çerekfinale me Juventus

-Instant, F1, Sport, Video



Çuditërisht, por me meritë, Spal është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë duke fituar 2-0 në shtëpinë e Sassuolo e duke konfirmuar marrëdhënien e keqe të ekipit të jeshilzi me kompeticionin. Në fakt, Sassuolo kurrë nuk është kualifikuar në tetë më të mirat e turneut e madje, edhe kundër ekipit të vetëm të një kategorie më poshtë, paguan mungesën e organizimit dhe dëshirën më të madhe të ekipit të Marinos, të mbushur me ish. Njëri prej tyre, Missiroli, zhbllokoi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, para se Dickmann të dyfishonte. Episodi kryesor, megjithatë, erdhi në minutën e 47-të me kartonin e kuq për Djuricic që shkatërroi planet e De Zerbit.

Në fund të fundit, dëshira e vërtetë i trajnerit të jeshilzinjve ishte të mbyllte ndeshjen herët, kjo të paktën duke gjykuar nga ritmi i imponuar në lojë nga Sassuolo në minutat e para dhe nga presioni i vazhdueshëm ofensiv i sjellë nga mesfushorët sulmues. Mundësia më e pastër rastisi në këmbët e Djuricic i cili, në të 24′, goditi shtyllën. Vetë serbi në fillim të pjesës së dytë mori një karton të kuq (me Var) për një hyrje të rëndë ndaj Sernicola në mesfushë, me Spal i aftë të përfitonte menjëherë nga avantazhi numerik, duke zhbllokuar ndeshjen me Missiroli.

Reagimi i pritur i Sassuolo, tashmë edhe pa Bogën i zëvendësuar në pjesën e parë dhe plot me të rinj në sulm, nuk mbërriti. Në të vërtetë, në minutën e 58-të Spal dyfishoi me Dickmann plotësisht të lirë për të shënuar në shtyllën e dytë, në sugjerimin e D’Alessandros. Nën dy gola, Sassuolo u spostua në gjysmën e fushës të ferrarezëve, por pa bindje dhe ritëm, duke u përplasur në murin e ngritur nga mbrojtja e Spal, shqetësuar vetëm nga konkluzionet e Muldur që goditi edhe shtyllën në të 65′. Një mbrëmje që lindi dhe përfundoi gabim për jeshilzinjtë, krejt e kundërta e Spal që i dhuroi vetes – me dy gola në dy goditjet e vetme në portë – një ndeshje të bukur kundër Juventusit në çerekfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *