• |
ide | kryesore

Analiza e “Kathimerini”/ Loja e Ramës dhe Edrogan për të zvarritur marrëveshjen për detin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta e përditshme greke “Kathimerini” ka publikuar një analizë për atë që po ndodh me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vendimit për të përcaktuar kufijtë detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sipas analizës, Rama ndodhet nën një presion të fortë nga “vëllai” i tij Erdogan për ta zvarritur këtë marrëveshje.

Shkrimi i plotë në “Kathimerini”

Erdogani, Rama dhe 12 miljet detare

Menjëherë pasi Greqia njoftoi zgjerimin e ujërave të saj territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, disa në Shqipëri filluan të luanin të njëjtën melodi të vjetër dhe të lodhur: “Greqia po merr detin tonë”.

Për të mbrojtur veten nga pasojat politike, Edi Rama u përpoq të qetësonte kundërshtarët, duke thënë se Greqia ka të drejtën e saj, të parashikuar nga Ligji ndërkombëtar i Detit, të zgjerojë ujërat e saj territoriale kur e gjykon të arsyeshme, siç kishte bërë vetë Shqipëria në 1990.

Lideri shqiptar ka të drejtë për këtë çështje, megjithëse është e sigurt që nëse do të ishte në opozitë do të kundërshtonte.
Qëllimi i vërtetë i këtyre kundërshtimeve janë të parandalojnë – ose të paktën të vonojnë – çështjen e caktimit të kufijve të zonave ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, siç Athina dhe Tirana ranë dakord tetorin e kaluar. Shumë dyshojnë se po bëhet një përpjekje për ta arritur këtë përmes vonesave procedurale.

Është e dukshme që edhe dy muaj e gjysmë pasi ata e njoftuan atë, marrëveshja e arbitrazhit me të cilën të dy vendet do të deklarojnë me shkrim, se ata bien dakord për të dërguar mosmarrëveshjet e tyre në gjykatën e Hagës nuk është nënshkruar ende. Athina është në një nxitim për të ecur përpara, pasi caktimi i kufijve të Zonave Ekskluzive Ekonomike në Egje dhe problemet e lidhura me Turqinë, janë ende të hapura, por pala shqiptare nuk duket e gatshme të vazhdojë.

Rama po përballet me zgjedhjet parlamentare të pranverës dhe “miku i tij më i mirë” dhe “partneri strategjik”, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili nuk dëshiron që Greqia dhe Shqipëria të përcaktojnë kufijtë përmes Hagës.

Prandaj, lënia e marrëveshjes Greko-Shqiptare të EEZ për “asnjëherë në një muaj të dielave”, (nënkupton zvarritjen shënim red.) duke ngrirë nënshkrimin e marrëveshjes së arbitrazhit mbështet interesat turke në zonë. Kjo pretendohet jo vetëm nga grekët, por edhe nga diplomatët evropianë që kanë shërbyer në Tiranë dhe e njohin shumë mirë lojën e Ankarasë në Ballkan dhe rolin që ajo ka mbi Shqipërinë. Politikanët shqiptarë kanë denoncuar tashmë përfshirjen turke në dështimin për të arritur një marrëveshje mbi EEZ greke dhe shqiptare në 2009.

Vizita e parë e huaj e Ramës në 2021 nuk ishte në një vend evropian por te “vëllai” i tij Erdogan. Në të vërtetë, përpara se të kishte informuar Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në Shtator 2020, për idenë e tij për një kërkesë të përbashkët në gjykatën e Hagës, Ramës i ishte dhënë “bekimi i sulltanit” në qytetin turistik të Marmaris.

Menjëherë pas vizitës së Ramës në Athinë të Premten, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu sugjeroi që Tirana të organizonte takimet e bisedimeve eksploruese.

Rama padyshim që nuk mund të luajë një rol në përpjekjet e afrimit Greko-Turke, por propozimi i Cavusoglu mund t’i japë kryeministrit shqiptar një ndihmë në prag të zgjedhjeve të Prillit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *