• |
ide | kryesore

Ç’lojë po luan binomi “Vjosa-Albin”

-Instant, 1, Arkiva, Ide

“Këtij binomi që keni para jush i përket e ardhmja”, i tha gazetarëve Albin Kurti, pasi nënshkroi në krah të Vjosa Osmanit koalicionin e përbashkët për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.


Ajo çka prezantuan këtë të enjte, lideri i Vetëvendosjes dhe bartësja e listës së një grupi të larguarish nga e djathta rugoviste, u paketua me mantelin e një ambicieje shumë më të madhe sesa sfida e elektorale që kishin përpara.


Dy njerëzit më të votuar në sfidën e 6 tetorit 2019 shpallën dy synime. i pari arritja e një shumice të cilësuar dhe e dyta sigurimin e postit të presidentit përpos atij të kryeministrit.

Pikërisht për këtë, gjatë konferencës së shtypit, Albin Kurti ngulmoi pothuajse në çdo fjali se zgjedhjet e 14 shkurtit ishin një referendum për ndryshimin e fytyrës së shtetit dhe la disa herë të kuptohet se qytetarët e kishin presidenten e vet (megjithëse aktualisht në detyrë) të cilën, gara elektorale, do të shërbente vetëm për ta rikonfirmuar.

Lexo më tej:

Firmoset koalicioni/ Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente

Natyrisht, lideri i Vetëvendosjes i detyrohet moralisht qëndrimeve të Vjosës. Mënyra se si ajo ruajti të pakorruptuar frymën e ndryshimit që qytetarët kërkuan në zgjedhjet e shkuara, papërkulshmëria që tregoi ndaj pleqve pazarxhinj të LDK-së, karta e besueshmërisë që i shtoi kredos, se qeveria Kurti u rrëzua nga një kastë e kapsve të shtetit në kundërshtim me vullnetin popullor, nuk ishin pak.

Por sado e mbarsur me moral të jetë mirnjohja, vijësjellja dhe hierarkia e vlerave të Vetëvendosjes, në zgjedhjen politike për të propozuar Vjsosa Osmani si presidente të ardhsme të Kosovës ka edhe synime të ftohta taktike.

Kushdo e di se ky është një mision teorikisht i pamundur. Që kuvendi i ardhshëm të zgjedhë kreun e ri të shtetit, ai duhet të krijojë një shumicë të cilësuar prej 81 deputetësh. Kjo nuk ka ngjarë kurrë më parë në shtetin e pavarur dhe për këtë gjithmonë janë kërkuar marëveshje politike.

Madje deri më sot, në Kosovë, përveç të ndjerit Ibrahim Rugova që vazhdoi të korrte rezultate plebishitare edhe pas luftës, asnjëra nga partitë nuk ka arritur kurë të fitojë në zgjedhje as shumicën e thjeshtë.

Atëherë përse Albini me Vjosën po reken të kapërcejnë ylberin duke synuar të marrin, me një garë të vetme edhe postin e kryeministrit edhe atë të presidentit? Pse ata kanë shpallur se do të kërkojnë të fitojnë 3/5 e deputetëve të parlamentit të ri që duhen për arritjen e këtyre objektivave.

Një përgjigje e kësaj dilem mund të gjendet në slloganin e famshëm të studentëve protestues të majit ’68 në Francë: “bëhuni realistë, ëndërroni të pamundurën”.

Aleatët e sapo pagëzuar, me synimet që shpallën duken ftohtësisht realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm se nuk do arrijnë dot mbi 80 mandate. Ata e dinë se Vjosa nuk do të mund të bëhet presidente vetëm me votat e koalicionit që sapo themeloi.

Por duke shpallur këtë objektiv të pamundur ata arrijnë një efekt psikologjik. Ata bëjnë mbizotëruese idenë se loja tashmë ka përfunduar dhe “binomi të cilit i pëket e ardhmja” e ka të fituar shumicën e thjeshtë. Vetëm kështu ata mund të entuzjasmojnë të vetët dhe të demoralizojnë kundërshtarët duke arritur atë që është synimi real, krijimi i një shumice të thjeshtë, të aftë për të qeverisur vendin pa pengesa.

©Lapsi.al

 

11 Comments

  1. Prej nje mashtrimi ne tjetrin. Keta te dy Osmani e Kurti kane proklamuar e genjyer: Nuk ka president partiak, harruan. Kane kritikuar shume #politiken e vjeter#, por po dalin edhe me te keqinje. Te gjitha po i bejne per pushtet te vetin.

  2. Andi Bushati eshte analist i mire, e la me kuptu se nje loje po e luajne keta te dy. Po tallen. Te gjitha keto jane manovrime, dhe vazhdim i kapjes se shtetit.

  3. Keshtu si kane filluar me mashtrime qeveria e tyre do te zgjate afersisht 90 dite.

  4. Shume po i digjka Lapsit,kjo marreveshje!!! Pse Lapsi,han buken e shqiptareve dhe ben “duane” e kosovareve? Te njenjten gje ben edhe brenda vendit.Gjithmone lexojme shkrime qe Lapsi i ben per rilindjen,por ne thelb te shkrimit,qendron kritika,iluzione ,deri edhe ne fyerje dhe sharje per opozinen.Qendrimi i Lapsit,gjithmone eshte as mish,e as peshk.dhe qellimisht,apo si ajo shprehja,:Hell,gurin,dhe fsheh,doren.Dhe komentuesit mbajne ne goje per kete gje,talionin,Bazen,Ballen,Lorencin,Fevziun,Open,kur Lapsi,si puna e cunamit,permbyt me keq se termeti.

  5. Kur lexoj te tilla komente dhe kuptoj se sa njerez dashakeqe ka kjo toke shqiptare

    mbushem me pesimizem dhe dyshim se a do ta lejojme te rene dhe te miren te caje

    perpara apo gjithemone do terheqim prapa e te mbetemi peng i se vjetres dhe i se

    keqes qe na ka dominuar. Edhe nese dikush i ndershem dhe i pakorruptuar deri

    tani si psh. Albin Kurti apo Vjosa Osmani tenton te sjelle nje dimension te ri ne jeten

    politike e kane shume te veshtire dhe duken si lulet ne detin e se keqes.

  6. Kur don bushati i kupton dhe i pranon shume mire taktikat dhe slloganet politike dhe se ka problem fare ti quaje loje e domosdoshme per te arritur qellimin nga njerezit qe ai ka ne zemer por jo nga te tjeret. Sigurisht e ka edhe justifikimin, keta jane te miret, te keqinjve nuk u lejohet te luajne.
    Per shembull, te mireve u lejohet te hyjne ne kryeministri me force, madje ja u kerkon qe ta bejne, trumpit jo. Konstatim

  7. Nje thes me budalleqe.
    Bushar beson, akoma beson se pena jote do te rrise votat e Kurtit?
    Ta them une qe JO.
    Sepse bekgraundi yt eshte rose dhe era parfum.Ti Bushat nuk ke qene asnjehere ne burg,asnjeher nuk je rrahur apo plagosur nga shteti.
    Ti Bushat je si burri i perkedhelur i mamase qe flet nga dritarja ,por qe nuk ja mban te zbresi poshte.
    Shkrim pa asnje vlere,thjesht per te thene ´´shenomi edhe mua-Bushatin´´
    Nuk rritet kredibiliteti duke hedhur tollumbace,
    Po ta mbajti bytha Bushat,shko dhe hyr ne burg me Kurtin kur te hedhi bombat molotov perseri ne parlament.
    Ujku plak nuk nderron dot vese te reja.

  8. Pse binom dhe jo trinom ose polinom.
    Shkulaku ka shkuar ne Kosove dhe i thote Bushatit,bej ndonje fishekzare se ketu ne Prishtine na duhet per Kurt Pitagoren.
    Dhe Bushati beri nje Binom letersie me vehten e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu