• |
ide | kryesore

Bayern eleminohet nga Kupa, Muller grindet me gazetaren: “Si mund të përgjigjem kur ti qesh?!”

-Instant, Sport, Video



Ndodh gjithçka në Kupën e Gjermanisë në ndeshjen mes të zotërve të shtëpisë të Hostel Kielit dhe Bayern Mynih. Kampionët e Gjermanisë dhe fituesit në fuqi të Kupës, të cilët ishin dhe më të kuotuarit, janë eleminuar me penallti pasi kanë barazuar 2-2 pas 120 minutash. Një goditje e beftë dhe e shëmtuar për Kampionët e Europës që, pas ndeshjes, nuk e kanë përtypur mirë atë që ka ndodhur. Mbi të gjitha Thomas Muller që është parë duke debatuar me një gazetare me tone të larta në momentin e intervistës.

Sikurse raportojnë Bild dhe Metro, futbollisti i Bayern Mynih, dukshëm ende shumë i nxehur për provën dhe rezultatin e të tijve ka dhënë një goditje dhe një përgjigje edhe më nervoze me tone të larta me intervistuesen: “Më pyesni se çfarë mendoj tani?”, ka thënë Muller. “Por nëse je duke qeshur si mund të të përgjigjem”, ka vazhduar lojtari në sulmin ndaj gazetares.

Nga ana e saj intervistuesja është mbrojtur: “Nuk jam duke qeshur. E kuptoj momentin tënd, por nuk jam duke qeshur”. Muller megjithatë nuk hoqi dorë nga akuza, duke rritur presionin: “Sigurisht që je duke qeshur, je duke e bërë”.

https://youtu.be/lf27c9qHIH8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *