• |
ide | kryesore

Brenda ditëlindjes së Zayn Malik, çfarë feste i organizoi Gigi

-Instant, Paparazzi, Slider



Sigurisht që Gigi Hadid bëri më shumë sesa thjesht një urim publik në Instagram për partnerin e saj Zayn Malik për ta bërë të paharrueshme ditëlindjen e tij të 28-të.
Modelja 25-vjeçare organizoi një festë ditëlindjeje me temë video-lojërat elektronike në shtëpinë e tyre në New York. Ajo nuk ka ngurruar të ndajë me fansat foto nga festa e tyre private ku shihen dhjetra makineri lojërash, kapele e lojëra me fytyrën e Zayn, lule ëmbëlsira dhe pafund tullumbace.

Në njërën prej fotove të publikuara ajo shihet tek luan me partnerin e tij në një nga lojërat elektronike. Nuk e dimë nëse ata kanë patur të ftuar të tjerë, apo e kanë shijuar gjithë mbrëmjen të tre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *