• |
ide | kryesore

Dibër/Arrestohet 41-vjeçari që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar nga Bulqiza, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinës në Itali është kapur në Pikën Kufitare të Bllatës. Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, është dënuar me 5 muaj e 27 vite burg për tre vepra penale.

Arratia e tij zgjati vetëm pak ditë pasi Interpol Roma e shpalli në kërkim më 7 Janar. 41-vjeçari shqiptar me dy identitete akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje, si dhe kundërshtim të punonjësve me detyrë shtetërore pasi iu largua karabinierëve në Torino. Pasi Gjykata e Dibrës të përfundojë veprimet. pritet që 41-vjeçari të ekstradohet drejt shtetit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *