• |
ide | kryesore

Firmoset koalicioni/ Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani presidente

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fiks një muaj para datës së zgjedhjeve të parakoheshme në Kosovë, Vetvendosja dhe lista e re e Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marëveshje për të dalë me një koalicion të përbashkët. Por ky fuzion që tashmë ishte bërë fakt, duket se do të shkojë më larg sesa gara elektorale e 14 shkurtit. Mes dy politikanëve që ishin më të votuaritit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, duket sa ka një pakt afatgjatë që përcakton edhe rolet precize që ata do të mbajnë qeverisjen e ardhshme të vendit.

“Këto nuk janë zgjedhje, ky është një referendum për shembjen e regjimit të vjetër”, tha Albin Kurti.

Ndërsa presidentja në detyrë foli për një plebishit qëllimi i të cilit është të rikthjejë qeverisjen në shërbim të qytetarëve. Por, duke sqaruar këtë koalicion, dhe objektivat për qeverisjen e re, Kurti dhe Osmani e kaluan dorë më dorë stafetën e synimeve që kanë për njëri tjetrin.

Ç’lojë po luan binomi “Vjosa-Albin”

“Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, për të vendosur interesin e qytetarëve të vendit si prioritet të politikës” tha me gojën plot Vjosa Osmani. “Koalicioni ynë është përtej emrave individualë apo dalllimeve ideologjike, ai është një bashkim për të luftuar korrupsionin dhe ringritur shtetin” arsyetoi ajo.

Ndërsa lideri i Vetëvendosjes pohoi me bindje: “ne e kemi presidenten, e ardhmja i përket këtij binomi që keni para jush”.

Osmani, e ndërgjegjshme se për tu bërë kryetare e shtetit me fuqi të plotë, duhet të ketë 81 vota në kuvendin e Kosovës, deklaroi se presidentja në detyrë ka nevojë për rikonfirmim përmes votës popullore. “Qytetarët e Kosovës janë të bindur se e kanë presidenten e tyre”, këmbënguli Albin Kurti, që i cilësoi mbi dhjetë herë këto zgjedhje si referendum.  “Ndonëse nuk duam të jemi vetëm ne, sëbashku do kërkojmë një shumicë të cilësuar, për të rivendosur rilegjitimimin e institucioneve” tha ai.

©Lapsi.al

    



14 Comments

  1. Bravo Kosova.

    Populli Kosovar nuk blihet e shitet.

    Kurti e Osmani e ardhmja e shqipetareve ne rajon.

    Mbeshtetje te plote dhe nga BE.

    Se shpejti edhe nga Presidenti Biden jo nga aventurier tip Grenell

  2. Ishalla fundi ketyre politikano mafiozèsh qe e perdoren pushtetin per tu pasuruar e dhen pasurit me koçension falas

  3. Nuk po merret vesh,a jemi ne nje media shqiptare,apo kosovare?A nuk i dalin kosovareve,mediat e tyre,me Expresin e Buzhales,ne krye?

  4. Me se paku ishte marreveshje e koalicionit. Keta te dy lidhje nuk kane me poltike. Cka kane kritikuar te tjeret tani po i bejne vete. Ku jane parimet. Cfare demagogjie. Nuk jane aspak me te mire se …. te tjeret. E kane te garantuar deshtimin, se me genjeshtra nuk ecet perpara.

  5. Vete Basha cfare po ben, pervecse rri poshte fikut duke pritur te keputet kokrra e pushtetit e t’i bjere ne goje?

    Minimumi qe duhet te beje Basha eshte te na ofroje nje ekip qe ne leter eshte me i mire se ai i Rames. Ose me thjeshte fare: Cfare do beje me mire. Oferta e tij. Qofte edhe duke na genjyer.

    Nese nuk ben as kaq, kam frike se as bifteku i Nusretit e as makuteria e pashpirtesia e Tires nuk do ta ndihmojne t’i marre timonin Rames,kryetarja e kujt partie eshte lumi Vjosa qe firmosi marveshjen

  6. Osmani eshte e pa testuar me parti, u duhet nje sforco shume e madhe per te arritur te bindin nje elektorat qe realisht nuk do bindet kurre. Kriza ne Kosove do jete serish shume e gjate sepse destabiliteti i saj i intereson Serbise dhe lideret kosovare jane te percare, te burgosur apo te shitur nen petkun e miliarderit!

  7. Kurti dhe Osmani. Zgjedhja qe i duhet kosovareve per Kosoven se boll kane zgjedhur der sot per Nderkombetaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *