• |
ide | kryesore

Jovic kthehet aty ku pati lavdinë: Real bën lëvizjen e fundit për të shpëtuar investimin

-Instant, Sport



Luca Joviç rikthehet në Bundesligë. Real Madrid, që në verën e 2019-ës e bleu serbin 60 milionë euro duke firmosur me sulmuesin një kontratë 6-vjeçare, e ka dhënë me huazim sërisht tek Eintracht Frankfurte. Akordi mes klubit spanjoll dhe atij gjerman është deri në fund të sezonit, ndërsa për Jovic, rikthimi në klubin ku u bë i famshëm dhe impresionoi jo pak emrat e mëdhenj të futbollit europian është mundësia e fundit për të qenë edhe njëherë protagonist.

Sulmuesi serb i Real Madrid, sikurse raporton Marca, tashmë ka mbërritur në Frankfurt së bashku me familjen e tij, atje ku fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore. Kishte javë që përpiqej Milani për ta bërë pjesë të skuadrës Luca Joviç, por tanimë tek Eintrachti lojtari shpreson të gjejë vazhdimësinë dhe formën për të bindur Real Madrid ta rikthejë sërisht në Bernabeu.

Joviç luajti dy sezone me Eintracht Frankfurte, ndërsa në 54 ndeshje shënoi 25 gola. Në Madrid në një sezon e gjysëm serbi ka koleksionuar vetëm 21 ndeshje e dy gola, ndërsa është cilësuar, së bashku me Eden Hazard, si blerjet më të dështuara të skuadrës madrilene. Tanimë, sulmuesi rikthehet në Frankfurt me shpresën se do të jetë përsëri po ai Joviç, që ishte para dy sezonesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *