• |
ide | kryesore

Kina iu ndalon hyrjen dy prej ekspertëve të OBSH pasi kërkonin të zbulonin origjinën e virusit COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Dy anëtarë të ekipit të OBSH-së që po hetojnë origjinën e pandemisë së coronavirusit, janë bllokuar dhe u është ndaluar fluturimi për në Kinë, pasi kanë dështuar në testin e antitrupave të COVID-19, shkruan CNN.

Një ekip ndërkombëtarë prej 13 shkencëtarëve po planifikonin të zbrisnin në pjesën qendrore të qytetit kinez të Wuhanit, ku rastet e para të COVID-19 ishin regjistruar në fund të vitit 2019.

Por dy anëtarë të ekipit mbeten në Singapor, pasi OBSH-ja ka njoftuar se dyshja “kanë rezultuar pozitivë në testin e antitrupave ndryshe e njohur si IgM”.

Antitrupat IgM janë shenjat e para potenciale të infeksionit të coronavirusit, por gjithashtu shfaqen edhe tek ata që janë vaksinuar apo infektuar më herët me virus. E testet e rrejshme pozitive janë të mundshme dhe shpesh japin alarm të rrejshme.

Që nga nëntorit i vitit të kaluar, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në Kinë duhet të kenë me vete testin negativ të antitrupave IgM dhe testin PCR, ku pas verifikimit të tyre – nëse janë negativ lejohen të futen në këtë vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *