• |
ide | kryesore

Dilemat/ Kush po negocion mes Erdoganit dhe Micotaqisit?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një ditë pasi gazeta gjermane “BILD” botoi një njoftim se kancelarja Anxhela Merkel kishte inkurajuar kryeministrin tonë Edi Rama, të ndërmjetësonte në mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Turqisë për ndarjen e detit, ambasadori gjerman në Athinë, Ernst Reichel deklaroi se shteti i tij ka punuar intensivisht për këtë marrëveshje: “Qeveria Federale Gjermane mirëpret rinisjen e njoftuar të bisedimeve eksploruese mbi kufijtë detarë midis Greqisë dhe Turqisë, mbi bazën e ligjit ndërkombëtar. Ky është një hap i mirë dhe i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Gjermania punoi intensivisht për të ndihmuar që kjo të bëhej e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo më tej:

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Të mërkurën, gazeta gjermane Bild  shkroi se kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë (faksimile). Ky njoftim prej pak rreshtash dhe pa asnjë referim për burime zyrtare u përjetua me entusiazëm nga përkrahësit e kryeministrit në Tiranë. Euforinë e bënte edhe më të madhe fakti se e përditshmja bulevardeske nuk konsiderohej si një media që mund të influencohej nga Tirana zyrtare për shak se ajo pati botuar të plotë shkrimet e Peter Tiedes dhe përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër dhe Durrës. Pra ato pak rreshta ishin të mjafta që të shërbenin si provë për aureolën e liderit global që negocion në hallet mes të mëdhenjve, që po ndërtohet në mediat shqiptare.

Kjo zhurmë nisi kur ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pas vizitave të Ramës tek Erdogani dhe në Athinë, i bëri ftesë Greqisë për mbajtje të bisedimeve në Tiranë. “Unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias. Shpresoj që Greqia do të mos e refuzojë këtë dhe bisedimet të fillojnë brenda këtij muaji”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Gjeopolitikë/ Gjithçka duhet të dini për betejën Greqi – Turqi, në Mesdhe

Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

Nga ana e saj Greqia tha se mirëpret bisedimet, por ajo nuk e pranoi asnjëherë publikisht rolin e kryeministrit tonë si negociator dhe as Tiranën si vend ku mund të zhvillohen negociata. Ministria e jashtme greke tha se ato do të zhvillohen në Stamboill më 25 janar 2021.

Dialog në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Turqisë: Mos bëni burrin e mirë! Datën e negociatave e cakton Këshilli Evropian

Pikërisht për këtë arsye, roli i Edi Ramës në zgjidhjen e përplasjeve mes dy vendeve për përcaktimin e kufijve detarë që prekin ishujt në Detin Egje, ka mbetur i paqartë. Kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në këtë drejtim. Ai ka premtuar se do të flasë këtë të enjte në darkë në Open për këtë temë, ndonëse nuk dihet se çfarë do të pohojë. Mediat pranë tij, e kanë ngritur në qiell rolin e Ramës dhe kësaj i shërbeu edhe lajmi me pak rreshta i publikuar në Bild. Por ndërsa e përditshmja gjermane thoshte se Kancelarja ka inkurajuar Ramën, sot ambasadori i Berlinit në Athinë i vishte një rol të rëndësishëm vendit që ai përfaqëson.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Në video bashkohet një deklaratë e Lulzim Bashës me një pyetje të Jozefina Topallit dhe kryeministri që shkruan ‘E pra çudi’.

    Deklarata është e Bashës në një nga Kuvendet e PD-së kur thotë se: ‘Oligarkia dhe politika lidhen tek partitë politike para se ato të vijnë në pushtet!’ dhe më pas Jozefina Topalli shtron pyetjen:‘Si ka mundësi që në kohë tërmetit i shtohen dy vila’?Ju shpellkare te cecenit salih e besoni Bildin,ju te lapsit e keni qef bildin e Peterit

  2. Per te papunet e te varferit qe zgjatin listat neper duqanet e bukes ndersa pushtataret

    harbohen hoteleve me te shtrejta te botes, per ata qe mbushin burgjet qe te shtohet

    numri i personelit me militante, per ata qe u prishen shtepite duke i nxjerre ne rruge te

    madhe per te liruar troje per oligarket, per ata qe duhet te paguajn edhe leket e bukes

    per nje sherbim publik per nje te drejte qe ua njeh ligji, per ata prinder te vetmuar qe

    ngrysin jeten pa femijet e tyre sepse kjo qeveri rilindase u mohoi cdo mundesi per te

    jetuar e punuar ne Shqiperi , per ate shumice te popullesise qe jo vetem ndjehen dhe jane te

    paperfaqesuar por kete qeveri e shikojne vetem si kusare dhe shkelese e te drejtave te tyre,

    cfare rendesie ka edhe neqoftese vertet KM-ja eshte jo vetem ndermjetesuesi por edhe

    pajtuesi i konfliktit shekullor greko-turk ?

    A ja lehteson kujt barren e jetes kjo gje ?

    Si mund te pajtoje ky dy fuqi rajonale kur popullin e vet e ka percare dhe ndare ne kampe

    ” ne” dhe ” ata” si kurre me pare ne historine e Shqiperise e duke krijuar premisat e nje

    konflikti civil, vetem e vetem per te mbajtur pushtetin me cdo kusht ne dem te shumices

    se shqiptareve ?

    1. Apo Rama eshte i madh. Tallu o Shkullak tallu, por ai eshte vertet lider global.
      Jo po Luli. Do negocioje Luli. Me urdher te babes.
      Demokrate, Muc Nano ju doli borxhit. Pergatituni per humbje me 25 prill.
      Mos thoni qe nuk e dinit. Basha po pergatitet. E dini se sot ka shkuar ne Holande, per rregullimin e viles qe ka atje??️‍???

    2. Si e mate shumicen? Ti zotri i paemer.
      Jo per gje, po nese e ke te sigurt.
      Tu themi atyre tanve qe mos te lodhen kot e te bejn zgjedhje.
      Ja me keto lloj mendime boshe ju mbush per dit lapsi. Dhe kujtoni se jeni shumic.
      Dhe kur vjen dita e perballjes me voten.
      Cuditeni dhe ulerisni.. Se si ka mundesi.
      Ne ishim shumica… kete na e ka then lapsi dhe syri.

  3. Bravo! KM spikat si negiciator i sukseshem i krizave rajonale. Rajoni do zgjidhi krizen, po vendi cfare leverdie ka? BE nuk duhet te hunbase shansin, por ta emeroje sa me shpejt kryenegociator te krizave globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *