• |
ide | kryesore

Mandzukic: një luftëtar për Milan, por nuk luan në nivele të larta nga… 2019

-Instant, Sport



Mario Mandzukic tek Milan është diçka më shumë sesa një ide. Drejtuesit e kuqezinjve po punojnë për të prej disa javësh dhe negociatat duket se po zhvillohen mirë drejt finalizimit pas takimit të djeshëm në Milano me menaxherin e sulmuesit. Një lojtar me përvojë për sulmin e kuqezinjve, por me të panjohurën e gjendjes së tij fizike, duke qenë se kroati nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 7 marsi 2020 kur vishte fanellën Al-Duhail në Katar. Tani sulmuesi është i lirë dhe mund të pranojë edhe një kontratë prej vetëm gjashtë muaj për t’u rikthyer në lojë.

Mandzukic ka vazhduar të stërvitet në palestër siç e ka treguar disa herë në rrjetet sociale, por pyetja e vërtetë është se sa kohë do t’i duhet që të kthehet në formë dhe të jetë gati të kthehet në fushë për të qenë i dobishëm për Milan. Ka nga ata që vënë bast, sepse Mario ka qenë gjithmonë një profesionist i shkëlqyer. Edhe për këtë Maldini ka folur personalisht me të për të kuptuar motivet e tij. Kroati ka shumë përvojë në anën e tij dhe operacioni i tij mund të jetë një fotokopje e vitit të kaluar me Ibrahimoviç. Në moshën 34 vjeç, Mario dëshiron të provojë se është ende i aftë të luajë në nivele të larta dhe të marrë një revansh pas aventurës që përfundoi keq me Juventus për shkak të Sarrit që e nuk e preferonte. Milan e ndjek atë prej vitesh dhe tani mund të jetë koha e duhur. Një tjetër luftëtar që Pioli të vazhdojë të ndjekë titulin: Supermario di të fitojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *