• |
ide | kryesore

“Në zgjedhje pa Ramën kryeministër”/ Basha tregon pse ndryshoi qëndrimi i opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rrëfeu në emisionin Opinion se pse ndryshoi kushti i opozitës për të mos hyrë në zgjedhje pa Ramën kryeministër.

“Në 28 maj në mos gaboj, mesa mbaj mend më keni pyetur çfarë pyet nga reforma zgjedhore. Dhe i kam thënë fare thjesht dhe qartë që çdo ndryshim në letër nuk ka pikë vlere në qoftë se nuk zbatohet dhe e vetmja garanci për të zbatuar një reformë zgjedhore të mirëfilltë.

Siç e kam thënë më 28 maj do të ishte një qeveri e cila do të garantonte një proces të ndershëm zgjedhor. Nuk e kemi është fakt, por ajo që kemi është një shumicë absolute e shqiptarëve e vendosur për të sjellë ndryshimin.

Dhe opozita ka marrë një vendim, koalicioni ynë ka marrë një vendim politik që ne këtë vullnet të shqiptarëve për ndryshim nuk do ta shpërdorojmë por do ta kurorëzojmë me një fitore të thellë dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në atë që nuk do të jetë thjesht votim për parlamentin e ri dhe qeverinë e re por një referendum për ndryshim” – tha Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Je i deshtuar, eshte e kot qe vazhdohet, votoni VV ose Nismen qe te pakten per zgjedhjet e tjera te kemi alternative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *