• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i drejtorit të “Moderna”: Virusi COVID-19 mund të qëndojë përgjithmonë në qarkullim

-Instant, Lajme, Të fundit



Koronavirusi mund të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për njerëzimin, pasi mund të qëndrojë në qarkullim përgjithmonë.

Paralajmërimin e jep Stephen Bancel, drejtori ekzekutiv i firmës farmaceutike amerikane Moderna, vaksina e së cilës është e dyta që ka marrë leje urgjente përdorimi në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian.

Në një konferencë ndërkombëtare për shëndetësinë, Bancel, citohet nga mediat, t’i ketë bërë firmave farmaceutike të vazhdojnë të zhvillojnë vaksina për të mbajtur situatën nën kontroll.

Këtë e besojnë edhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë të virologjisë, të cilët nisur nga veçoritë e Covid-19 thonë se virusi do të qarkullojë, edhe pse me një përhapje më të reduktuar falë edhe zhvillimit me kalimin e kohës të imunitetit të njerëzve dhe nga vaksinat.

 

 

Moderna ka rezultuar efektive ndaj mutacioneve të virusit që po shfaqen njëra pas tjetrës në vende të ndryshme të botës.

Sakaq, zyrtarët në Moskë thanë se pas 19 Janarit presin përgjigje pozitive nga Agjencia Europiane e Barnave EMA për rezultatet e rishikuara të testimeve për vaksinën ruse Sputnik V. Përgjigjja pozitive i hap rrugë miratimit të përdorimit urgjent të kësaj vaksine edhe në vendet e BE-së.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se javën e ardhshme do të shpallë nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë me Sputnik V, që pritet të jetë i starti i parë i kësaj faze në botë.

 



3 Comments

  1. Ky është lajm i bukur për ata që shqetësohen për mbipopullim të globit. Mjekësia njeh ose numron rreth 6000 sëmundje që i kemi rreth e rrotull. Fillimisht zhdukni gripin, tuberkolozin, pastaj merruni me Covidin. Po mbipesha, kanceri, sëmundjet e zëmrës , diabeti, alkoli , droga, kolesteroli, duhani, ndotja e ajrit, aksidentet automobilistike e qindra të tjera a ju shqetësojnë? Shpikni edhe ndonjë vaksinë për secilën dhe merrni pushimet e pasosuna. Sa jetë njerëzish marrin të gjitha sëbashku këto sëmundje dhe vese? Çfarë keni bërë dhe do të bëni për to?

  2. Ky bisnesmen,kerkon te bind boten se vaksinat duhet te jene te gateshme ne cdo kohe,edhe ne te arthmen,pra prodhimi i kompanise se tij,bashke me rivalet e tij,duhet te vijojne prodhimin,dhe bota,nderkohe duhet te bleje vaksinat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *