• |
ide | kryesore

Pas thashethemit për Kanye West, Jeffree Star: Reperët ‘s’po më lënë rehat’

-Instant, Paparazzi, Slider



Jeffree Star thotë se reperë të ndryshëm po e bombardojnë me mesazhe private në Instagram, pas thashethemit se mes tij dhe Kanye West ka patur një marrëdhënie.

35-vjeçari u cilësua si “lidhja sekrete e Kanye-s” dhe një nga arsyet e divorcit mes tij dhe Kim Kardashian. Pasi qeshi dhe u argëtua me spekulimet, Jeffree thotë se “akuzat e rreme kanë bërë mrekulli në jetën e tij private”.

Ai shkroi në Twitter: “Unë sigurisht që NUK po fle me Kanye-n, por sasia e reperëve në inbox-in tim është UAU! Koha për të bërë një “këngë hit” në shtrat.”

Sidoqoftë, pak përpara kësaj deklarate, ai tha se po bëhej gati për takimin me një polic: “Jam gati për takimin e dytë me një djalë. Ai është polic dhe ka sy të gjelbër mahnitës!” Jeffre mohoi lidhjen me reperin duke thënë: “Jam beqar. Nuk kam fjetur me askënd. Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë dhe e gjitha kjo është me të vërtetë qesharake.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *