• |
ide | kryesore

Policia arreston në Pogradec 33-vjeçarin e dënuar në Itali me 5-vjet e gjysmë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar 33-vjeçarin Majerdi Meko, 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Meko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën “Emigracion i paligjshëm”.

“Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *