Kosova tashmë ka dy kandidatë të vetshpallur për President, Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn që do të varen nga partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve të 24 shkurtit. Osmani nënshkroi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe në rast se një nga forcat e tyre politike fiton zgjedhjet dhe përbën shumicën, atëhere ajo do të bëhet Presidente.
Nga ana tjetër Haradinaj ka bashkuar forcat me partinë e Zef Morinës, dhe do të jetë kryesues i listës së AAK si dhe kandidat për President, teksa duket se këto zgjedhje ai nuk ka qëllim të bëhet kryeministët.
Në një video-mesazh Haradinaj ka ftuar Osmanin që të debatojnë së bashku si kandidatë për Presidentë.
‘’E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për Presidente zonja Vjosa Osmanin, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku me ju. ‘’- thotë Haradinaj.
iK dil ne pension o ramush . Iku grupi juaj , ik edhe ti o laro
Mire do ishte te besh debat me familjen tende , me miqte e tu, me partine tende.
Mos e humb respektin e merituar per luften dhe sakrificen tende e te familjes tende .
leri edhe te tjeret te japin kontributin e tyre dhe te sjellin dicka te re per Kosoven
Kjo vetem do ti rriste vlerat ne syte e opinionit publik.
I ka ble me koh dhe i kan bere gati per kete dite ky kllounet o rramush me koh e me vakt. ja kan bo rrugen autostrad….ju futini nga nje shqiponje me dur me avni rustemin.
O Ramish po akoma do vella.
Ik se i bere leket e tua