• |
ide | kryesore

Rama komenton skandalin me Tiren e spitalit Covid 2: Personazh i pështirë që sot është pas hekurave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në “Open” foli edhe për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku sanitarja Tire Alldervishi që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer. Gjykata vendosi ditën e sotme që sanitarja që mashtroi të lihet në burg.

Rama shprehet se ndihet mirë për të vetmin fakt që një personazh si Tire Alldervishi është sot prapa hekurave. Rama shton më tej se:

“ Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzave të bardha. Kryeministri Rama: Së pari kjo është një neveri e gjallë, dhe një pështirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj por nga ana tjetër unë realisht jam ndjerë mirë në atë sëkëlldinë e madhe për faktin se një personazh kaq i pështirë u demaskua dhe sot është prapa hekurave dhe për këtë shpreh gjithë respektin tim gazetarëve të cilët nuk dhanë opinione kafeneje po bën një punën dhe shërbim publik. Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzat e bardha. Dua t’ju them qytetarëve që nëse nuk doni të denonconi dhe të dilni hapur në polici përdorini sa të mundeni emisionet investigative. Që shfrytëzojnë panikun, ankthin e një familjari por edhe një mendjelehtësie, sepse si mudn ti besosh një infermiere dhe të japësh lekë pa fund pa bërë verifikimin se më kë po flet dhe ajo që është pozitive se në emisionin….Kemi të bëjmë me një mashtrim klasik dhe personi është mbrapa hekurave menjëherë, nëse prokuroria do të nxjerrë persona të tjerë edhe ata do të shkojnë pas hekurave. Nuk mund ta bëj këtë gjë vetëm media dhe qeveria por vetë qytetarët, t;ju drejtohen emisioneve investigative. Përsa i përket investigimit të gazetarëve, është hetimi penal që do të provojë deri në fund nëse ka pasur një apo disa persona të tjerë të lidhur me këtë zinxhir.”, tha Rama.

Kujtojmë se, ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me covid, E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi, sanitare, me arsim të mesëm, e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.



5 Comments

  1. Eh ç’vigan liberator!
    Edhe shoku Enver, rahmet pastë, gjente grupe të ndrishme armiqësore nëpër dikastere të aparatit…

  2. Tirja eshte nje kopje ne miniature e Rames. Tirja merr 8 milione leke te vjetra ndersa Rama merr 800 milone euro. Kush eshte me i peshtire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *