• |
ide | kryesore

Rama ruan konfidencialitetin, nuk tregon se nga erdhi vaksina e Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama ka ruajtur konfidencialitetin në lidhje me vendin që ka bërë dhuratën e parë për dozat e vaksinave për Shqipërinë. Kryeministri shpjegoi në Open në Top Channel se nuk mund ta tregonte vendin e BE-së që dhuroi vaksinat, sepse kërkesat për këtë vend kanë qenë të shumta dhe konfidencialiteti ishte pjesë e marrëveshjes.


“Vaksina erdhi me të gjitha kushtet e transportit. Ka mbërritur në Shqipëri me një njësi speciale sigurie dhe janë marrë nën dorë nga një njësi speciale sigurie. Vaksina ka ardhur nga një vend i BE dhe unë nuk mund ta them se na u kërkua konfidencialitet i plotë, për arsye të vetat, sepse vendet e BE janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë. Natyrisht kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, që unë e kërkova si lypësi më i dalluar nga ata që kërkuan për veten e tyre. Konfidencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm” tha Rama që premtoi se në një moment të dytë ai do ta tregojë vendin që i dhuroi vaksinat, madje edhe do ta falenderojë atë për dhuratën për Shqipërinë.


4 Comments

  1. Eh ç’ Vigan Liberator!
    As shoku Enver, rahmet pastë, nuk e tregonte kush e bëri kryetar Partie dhe Komisar te Pergjithshem…..

  2. Ti mor palle, ruaje konfidencialitetin, edhe une nuk e rruj fare per ty e as per vaksinen.
    Vetem mos harro se cdo gje qe blen, edhe nje shiringe po e blen me parate tona.
    Je i detyruar te japesh llogari.
    Ndryshon puna ne se e blen me parate e Lindes apo te Netes. Me to bej cte duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu