• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish premiera e filmit ‘No time to die’

-Instant, Paparazzi, Slider



Filmi i James Bond “No Time To Die” thuhet se do ketë një shtyrje sërish për shkak të coronavirusit, kësaj here deri në vjeshtë të këtij viti.

Sipas Deadline, seria e ardhshme nuk do të publikohet më 2 prill ashtu siç ishte planifikuar. Filmi, i cili do të sjellë Daniel Craig në paraqitjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor 2020. Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor. Ndërkohë, janë ngritur spekulime rreth asaj se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig të largohet këtë vit.

Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *