• |
ide | kryesore

Video/ Përmbysen hiererkitë: Bayern eleminohet në Kupë nga Kiel I Bundesliga 2

-Instant, Sport, Video



E jashtëzakonshme ajo që ka ndodhur në Kupën e Gjermanisë: Bayern Munchen ka lënë skenën në raundin e 1/16, duke humbur pas goditjeve të penalltive ndaj Kiel, një ekip që luan në Bundesliga 2. Ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt: në pjesën e parë Bartels iu përgjigj avantazhit të Gnabry, në pjesën e dytë Wahl në minutat shtesë gjeti 2-2 pas avantazhit të ri të bavarezëve me anë të Sane. Në llotarinë nga njëmbëdhjetë metra gabimi i Roca ishte vendimtar, pasi dhjetë të parët që ekzekutuan penallti, shënuar të gjithë.


Kampionët e Evropës e nisën me një formacion në të cilin nuk luante Goretzka dhe Leëandoëski (në fushë gjatë ndeshjes), por në minutën e 14 ‘ kaluan në avantazh me Gnabry. Por në të 37’ ‘lejlekët’, nofka e lojtarëve të Kiel, barazuan me Bartels. Në pjesën e dytë Bayern përsëri gjeti avantazhin falë një goditje të lirë nga Sanè dhe kur dukej kualifikimi i arritur, Holstein shënoi në minutën e 95 me Wahl.


Nën dëborë, situata nuk ndryshoi në kohën shtesë, pastaj në penallti Neuer, i cili zakonisht është një specialist, nuk priti asnjë dhe në këtë mënyrë i takoi Bartels t’i japë një ëndërr ekipit vendas. Bayern eleminohet (në Kupë nuk kishte ndodhur për dy vjet) nga një klub i Bundesliga 2: një lajm që duket i pabesueshëm, por është i vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *