• |
ide | kryesore

(VIDEO) Prokuroria kërkon burg për sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, në gjykatë me kokën ulur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për sanitaren e spitalit COVID 2 Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës të së cilës i ka marrë 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.

Alldervishi është shfaqur në Gjykatë me kokën ulur duke pritur vendimin e gjykatës, teksa prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë. Prokurori Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për tua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.

Prokurori Valikaj, tha se po hetohet nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. “Sanitarja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Gjatë turnit të natës merrte më shumë para”, tha akuza.

Tire Alldërvishi, 58 vjeçe, sanitare te spitali “Shefqet Ndroqi” u arrestua dje nga policia. Ajo i është prezantuar si infermiere, shtetases E.S., nëna e së cilë ishte shtruar në spital në muajin dhjetor. Sanitarja e ka mashtruar shtetasen E.S. duke i marrë para në këmbim të kujdesit për 55-vjeçaren që ndërroi jetë më 25 dhjetor, por ashtu siç është zbuluar nga mesazhet që e ndjera shkëmbente me të bijën nuk i shërbente.



5 Comments

  1. Prokurori e paafte qe po legalizon abuzimin dhe korrupsionin ne nje sektor te rendesishem qe mbahet nga taksat tona. Po pse nese ishte vertet infermiere nuk do quhej mashtrim dhe abuzim marrja e lekeve, pavarisht i sherbeu apo jo pacientit ne nje spital shteteror apo privat. A nuk do quhej krim moskujdesi ndaj pacientit edhe kur mjeku nuk merr leke. Kudo bluza e bardha nuk prek lek me dore, atje ku duhet paguar sipas tarifave te reglamentuara ka administrate per kete pune.
    Shendetesia ka marr fund ne shqiperi, ne fakt me rilindjen cdo gje ka marr mund.

  2. Kjo eshte nje Maria Magdanene e vogel, guret ndaj se ciles po i hedhin ata qe jane

    qindra here me mekatare se ajo. Eshte e lehte te futesh ne burg Tiret por a ka,

    kellce prokuroria te fus ne burg Beqajt ,Ahmetajt, Mazniket, Gjinkuret e sa te tjere

    bosa te korrupsionit qe jane shtyllat e ketij sistemi ku vegjetojne padyshim edhe

    mikroorganizma si Tirrja.

  3. Mire kjo Tirja sanitarja mashtroi, po ku ishin keta heronjtë e sakrificës, mjekë dhe infermierë. Pse nuk i sherbyen pacientes por e lane pa ngrënë deri sa vdiq me pampers të pandruar prej javesh.

  4. Sistemi eshte shume i gjere..I gjithe sistemni shendetesor dudhet te hetohet.. Ne fakt, ne 30 vite nuk eshte bere asgje. Eshte radikalizuar nje sistem rryshfetesh e korrupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *