• |
ide | kryesore

“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, vëllezërit shqiptarë japin detaje për vrasjen në Greqi që i mori jetën babait

-Instant, Lajme, Të fundit



Vëllezërit Mihal dhe Anxhelo Llangozi, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë në Neos Kosmos të Athinës, ku vdiq babai i tyre Edmond Llangozi kanë dhënë dëshminë e tyre në polici duke përshkruar me detaje autorët.

“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, thanë vëllezërit, shkruajnë mediat greke. Një prej djemve rrëfeu me detaje skenën e vrasjes duke thënë se pas një përleshje, një prej tyre nxori armën dhe filloi të qëllonte në drejtim të familjes. Për pasojë, një plumb qorr kapi edhe kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja. Nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur. Në xhamin e kafenesë mbetën vrimat e lëna nga plumbat dhe njollat e gjakut të viktimës e të lënduarve.



1 Comment

  1. Kur ata arrijnë ndonjë sukses dhe bëhen të famshëm, propaganda shoviniste greke i konsiderohen grekë, ndërsa kur ndodh ndonje incident apo krim i quajn shqipëtarë. Të fala Arjan Çanit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *