• |
ide | kryesore

21 kg drogë në çanta, pranga 2 shqiptarëve në kufirin e gjelbër me Greqinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dy të arrestuarit janë kapur me 21 kg drogë me vete në çantat e shpinës, në kufirin e gjelbër me Greqinë. Të arrestuarit janë R. N., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe I. M., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë,  Policia po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *