• |
ide | kryesore

85-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në liqenin e Fierzës

-Instant, Lajme, Të fundit



I moshuari, Hasan Vatnikaj i cili kishte humbur është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit Fierzë në Koman të Tropojës. 85-vjeçari banues në Bajram Curri nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetëmbytur. Disa ditë më parë, familjarët kanë bërë kallëzim për humbjen e tij, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *