• |
ide | kryesore

Akuzat për vrasje, ekstradohet në Shqipëri Indrit Taullai

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka njoftuar se janë ekstraduar nga Gjermania dhe Kosova, drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar. Ndërkohë, një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Shqipëria drejt Kosovës. Nga Stuttgart i Gjermanisë është ekstraduar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Republika e Kosovës drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Indrit Taullai, 46 vjeç, banues në Durrës. Taullai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *