• |
ide | kryesore

Emrat/ 4 shqiptarë në pranga nga policia britanike me kokainë dhe 340 mijë £ cash

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Londrës njoftoi arrestimin e 5 shqiptarëve pjesë e një grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën 340 mijë £ cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë £. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.

Mësohet se në praga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë £ cash si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gvjetën 100 mijë £.

Më pas do të arrestohej edhe Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë £ cash.

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestro të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” – tha McMillan. ©LAPSI.al

Plastic bag containing blocks of cocaine



4 Comments

  1. Perdite keputen fijet e financinit nga krimi te krye shpellkarit salih,i dergoje te gjithe verioret ne londer per tu mare me kokainen dhe parate shkojne ne llogarine e familjes berisha si padroni i trustit te geshtenjave

    1. O “I paemer”, ce ke gjithe kete mllef me verioret o njeri? Ne Londer ka nga gjithe trevat e Shqiperise dhe me pislleqe ka elemente nga cdo krahine qe meren. I bie qe vlonjatet, fieraket etj etj i japin leke Edi Rames? Se besoj. Tirja e Sanatoriumit i con noj perqindje te lekeve qe merte rryshfet ne llogarine e Rames? Se besoj….

      Kshu qe o njeri i paemer, ushqeje pak shpirtin me miresi e jo me ligesi se te gjithe jemi shqiptar, jug- veri. Jemi dhe po ngelim cdo dite e me pak per tu percare e duke u percare o i paemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *