• |
ide | kryesore

Fansat japin ide të tjera se si mund të quhet vajza e Gigi dhe Zayn

-Instant, Paparazzi, Slider



Njerëzit dinë vetëm që Gigi dhe Zayn janë prindër të një vogëlusheje e cila erdhi në jetë në shtator. Ndonëse kanë kaluar 4 muaj, çifti nuk është bindur për t’i publikuar emrin. Po aq e çuditshme sa është dëshira për të fshehur emrin (hej, është thjesht një emër) aq është edhe dëshira e fansave për të dhënë me dhjetëra ide se si mund të quhet një bebe 4-muajshe.

Sidoqoftë, aludimet vazhdojnë sërish e sërish. Zayn publikoi albumin e tij “Nobody Is Listening” dhe njerëzit vëzhguan me kujdes titujt e këngëve për të parë se mos fshihet ndonjë gjurmë emri. Disa janë të mendimit se emri është Calamity. Duket i këndshëm deri në momentin që njohuritë tona në anglisht na thonë që ka kuptimin “Fatkeqësi”. Disa të tjerë në Twitter shkruajnë se emri mund të jetë River, referuar këngës “River Road”. Ok, River është më i besueshëm.

Në shtator, disa nga emrat që qarkulluan ishin: Malikinha, Zagi, Zayan. Disa komentuan asokohe se çifti ka zgjedhur një emër që ka lidhje me Pakistanin ose Palestinën, referuar origjinës së Zayn dhe Gigi-d. Madje, disa thanë se emrin e zbuloi padashje Taylor Swift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *