• |
ide | kryesore

Flet për herë të parë dhe Kriss Jenner pas skandalit me Jeffreey Star

-Instant, Paparazzi, Slider



Këtë javë rrjeti u mbush nga lajmet se Kanye West mund të ketë tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, makeup artist i famshëm. Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree. Sipas saj reperi është shërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit. Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube, të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”. Megjithatë, ai hodhi një hije dyshimi mbi mamanë e Kim-it, Kris Jenner, për të cilën u shpreh se është ajo që e ka ngatërruar këtë histori dhe ka nxjerrë lajme të pavërteta.

Kim dhe Kanye nuk kanë reaguar publikisht, ndërkohë që mediat e huaja mësojnë se Kris e ka hedhur në gjyq vajzën që shpërndau videon e rreme në Tik Tok.

Ava Louise e cila përhapi këto thashetheme, pranoi vetë së fundmi se gjithçka ishte një trillim.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet.”– është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *