• |
ide | kryesore

Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

-Instant, Arkiva, Planet
NATO



Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkaktojë rrëzimin e qeverisë holandeze javë para zgjedhjeve të marsit.

“Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeverisë.

Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.

Rikthimi i shpejtë i parave i shtyu disa familje të varfra, që i kishin shpenzuar ato, në prag të falimentimit.

Viktimat u refuzuan nga gjykatat, kur kërkuan të apelojnë.

Qeveria ka kërkuar falje dhe ka ofruar kompensim prej rreth 30 000 euro për familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *