• |
ide | kryesore

Joe Biden prezanton paketën e rimëkëmbjes ekonomike 1.9 tn dollarë

-Instant, Lajme, Planet

Vetëm 5 ditë larg nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe për të rritur masivisht vaksinimet.


Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e cilësoi situatën aktuale si një periudhë të vuajtjeve të jashtëzakonshme. Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu